• |
ide | kryesore

Sherri mes të rinjve në Tiranë, ky është 19-vjeçari që humbi jetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Personi që shihni në foto është 19-vjeçari Stiven Toshkesi i cili u vra me thikë mbrëmjen e kaluar nga dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj.

19-vjeçari punonte si montazhier pranë televizionit “Klan News”. Dy 18-vjeçarë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj qëlluan me thikë mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarin Stivens Toshkesi. Si pasojë e plagëve i riu humbi jetën rrugës për në spital.

Më herët u bë me dije se sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë, pasi dyshohet se një nga autorët i ka ngacmuar të dashurën viktimës. Pikërisht për këtë kishin bërë sherr edhe disa ditë më parë. Ndërsa mbrëmjen e djeshme sherri ka degraduar në përdorimin e thikë duke shkaktuar edhe viktimë 19-vjeçarin.

Policia pak më parë njoftoi se kanë arrestuar një nga autorët Ensi Maze, ndërsa kanë shpallur në kërkim Axel Hoxhajn.



5 Comments

  1. Po o injoranta me okkk. Se tek emrat ngeli e keqja qe po e myt kete vend. Shihni drogën tik tokun qe ju zhyti bashke me pjeshkat ordinere.

    1. Perdorimi i emrave te tille, tregon mungesen e shtylles kurizore te nje shoqerie. TikToku pastaj dhe pjeshkat ordinere, jane fenomen mbare boteror qe as nuk i japin e as nuk i marrin identitet nje populli. Prandaj mos efendo ti pjeshka Tironse!

  2. Sa keq, jo vetem qe i paskan ngacmuar te dashuren (te pakten sipas artikullit) por edhe e paskan vrare pas shpine…
    Keta nuk duhen mbajtur me buke ne burgje por si denim duhen cuar ne miniera per te punuar me detyrim 25 vitet e ardhshme (kjo meqenese nuk lejohet denimi me vdekje)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *