• |
ide | kryesore

Shqiptarët kthehen në vendet e punës, 6400 persona kaluan në Kapshticë 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kapshticë



Në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë gjatë 24 orëve të fundit ka dalë një numër i madh i shtetasve shqiptarë të cilët festuan pashkët në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit nga policia kufitare kanë dalë 6398 shtetas ndërsa 4244 kanë hyrë drejt vendit tonë.

Gjatë ditës së djeshme u krijua radhë automjetesh në këtë pikë pasi pala greke ka punuar me sportele të reduktuara.

Pritet që edhe sot të ketë fluks mjetesh në drejtim të Greqisë.

Në vendin tonë për festën e Pashkës nga pika e kalimit kufitar e Kapshticës hynë gjithsej 19000 qytetarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *