• |
ide | kryesore

Anëtari i grupit BTS i bëhet thirrja për ushtar në Korenë e Jugut

Paparazzi, Slider



Anëtari i grupit të njohur, BTS, J-Hope iu është bërë thirrja për ushtar.

Këngëtari është anëtari i fundit i grupit të zhanrit K-pop, BTS, që do fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak 18-mujor. 29-vjeçari postoi një fotografi të flokëve të prera në rrjetet sociale, duke shkruar “Do të kem një udhëtim të mirë”.

J-Hope u fut në një kamp në Korenë e Jugut, duke u bërë anëtari i dytë i grupit që i bashkohet ushtrisë së vendit. Televizioni i Koresë së Jugut shfaqi video të një furgon i zi që transportonte këngëtarin e hitit “Yet To Come” në një kamp në Wonju, rreth 55 milje në lindje të Seulit.

Dhjetëra fansa kanë shprehur mbështetjen e tyre për artistin e hitit “Dynamite”. Ata morën me qira autobusë, ku kishin vendosur foto të J-Hope dhe kishin shkruar fjalë inkurajimi për të.

Në Korenë e Jugut, të gjithë burrave të aftë për punë u kërkohet me ligj që të kryejnë 18-21 muaj shërbim ushtarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *