• |
ide | kryesore

Inteligjenca Artificiale/ Kënga me zërat e The Weeknd dhe Drake bëhet virale

-Instant, Paparazzi, Slider
Inteligjenca Artificiale



Inteligjenca Artificiale/ Kënga me zërat e The Weeknd dhe Drake bëhet virale.

Kjo ndodh me imazhet por po ndodh edhe me këngët. Përdorimi i inteligjencës artificiale vazhdon të bëjë namin aq shumë saqë një këngë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është tërhequr nga të gjitha platformat muzikore si Spotify, Apple Music dhe Tidal. Kënga u bë virale pëasi përfshinte zërat e The Weeknd dhe Drake. Titulli quhej “Heart On My Sleeve” dhe megjithëse duket se këndohet nga dy artistët, ajo në fakt është krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale nga TikToker Ghoswriter977.

Inteligjenca artificiale

Kënga mblodhi 629,439 transmetime në Spotify dhe 275,000 shikime në YouTube përpara se të hiqej me kërkesë të Universal Music Group. Në fakt, kompania diskografike ndau një deklaratë të raportuar nga “BBC”, në të cilën pohon se kënga e rreme përfaqëson shkeljen e ligjit për të drejtën e autorit dhe se platformat muzikore “kanë një përgjegjësi themelore ligjore dhe etike për të parandaluar përdorimin e shërbimeve të tyre, në mënyra që dëmtojnë artistët. Ne jemi të inkurajuar nga angazhimi i partnerëve tanë të platformës për këto çështje, pasi ata e kuptojnë se duhet të jenë pjesë e zgjidhjes.”

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *