• |
ide | kryesore

Mbajtën peng biznesmenin/ Lihet në burg njëri prej vëllezërve, tjetri në arrati

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës la në burg shtetasin Alban Bejo, të riun e arrestuar disa ditë më parë pasi dyshohet se mbajti peng shtetasin Gjergj Fela, duke pretenduar se i kishte një borxh.

Ai ka thënë para gjykatës se nuk e kanë marrë peng 47-vjeçarin, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit që ai iu kishte marrë.

“Kontaktuam për t’u takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng”,  tha 35-vjeçari.

Alban Bejo u arrestua nga Policia e Tiranës, ndërsa vëllai i tij Fatmir Bejo ndodhet në kërkim. Të dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën me forcë, me automjet nga vendparkimi i një lokali 47 vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh shumën e parave prej 25 mijë eurosh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *