• |
ide | kryesore

Të zhdukur nga 6 prilli, Koçolja e Sulovari dyshohet të jenë vrarë

-Instant, Lajme, Të fundit
sarandë



Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur 48 orët e fundit lidhur me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të zhdukjes prej 15 ditësh të dy 46-vjecarëve. Të zhdukurit janë: Leonard Thodhori i njohur si “Kocole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. Policia mendon se dy shtetasit mund të jenë ekzekutuar dhe trupat e tyre mund të ndodhen në territor të bashkisë Konsipol.

Forcat e policisë së Sarandës në bashkëpunim me forcat operacionale të Vlorës kanë shoqëruar disa persona me banim në Sarandë. Ata janë dërguar në Vlorë ku janë marrë në pyetjs.

Ndërkohë në një magazinë në afërsi te fshatit Nivicë të bashkisë Himarë është gjetur i fshehur një automjet tip “Mercedes-Benz” që mendohet se është mjeti me të cilin janë rrëmbyer Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Një automjet fuoristradë tip “Range Rover” është sekuestruar në Qafë-Gjashtë. Ndërkohë që janë marrë për verifikim edhe 6 mjete të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *