• |
ide | kryesore

Mister atentati ndaj Preng Gjinit/ Prokuroria ia kthen dosjen policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjinit



Prokuroria e Tiranës ka dështuar në zbardhjen e ngjarjes së 20 shtatorit 2020 ne kryeqytet, ku 50 vjeçarit Preng Gjinit iu vendos tritol në automjetin e tij. Fatmirësisht ai i shpëtoi vdekjes, por edhe pse kanë kaluar tre vite, asgjë nuk ka dalë në dritë e për pasojë dosja është rikthyer në polici.

Teksa kanë kaljuar tre vjet nga atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, prokuroria pezullon hetimet dhe ia dërgon dosjen policisë. Pas verifikimet e shumta dhe kqyrjen e kamerave te sigurisë, duket se hetimi për këtë ngjarje, nuk pati sukses ne zbulimin e autorit të dyshuar dhe as motivin e kësaj ngjaje.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se as vetë i dëmtuari nuk bashkëpunoi me hetimin, duke mos dhënë asnjë emër personi të dyshuar ku që mund të ketë patur ndonjë konflikt.

Si shumë ngjarje të tjera edhe kjo dosje arkivohet, pa autor nga prokuroria ndërsa i është dërguar bluve të kryeqytetit. Atentati ndaj Gjinit, ndodhi mesditën e 15 shtatorit të vitit 2020 në Tiranë, në urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.

Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini, ai e mohon këtë fakt. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *