• |
ide | kryesore

Habit Rama, vlerëson Igli Carën në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama është ndalur në Durrës, ku ka zhvilluar takimin e radhës elektoral së bashku me kandidaten Emirana Sako. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi edhe rivalin demokrat, Igli Cara duke thënë se ai është një djali i mirë dhe me reputacion.

Por sipas tij fakti që Igli Cara garon me koalicionin e Berishës dhe Metës ka një problem.

“Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di cfarë bën, flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt. Ta marrësh në konsideratë se mund të votosh për dikë që sado cun i mirë të jetë, minimumi ka një problem, nuk është mirë që vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre””, tha Edi Rama.

Kryeministri tha se Igli Cara mund të jetë djalë i mirë, por nuk kishte dalë për të bërë krushqi.

“Edhe ai tjetri mund të jetë djalë i mirë, por unë jam i martuar dhe nuk kam motër. Nuk jam këtu për krushqi. Këtu çështja është; je djalë i mirë, por a ma bën punën apo jo. Ti nuk mund të marrësh një pastrues të djathtë, që i ka duart e thara. Po qe për pastrues, merr një grua dhe jo një burrë” u shpreh kryeministri.



16 Comments

  1. Po njerezit qe bejne pune i vlereson Rama se eshte realist po ka te drejte qe igli ka zgjedhur njerezit e gabuar

  2. Sigurisht qe grate jane edhe me te afte se burrat ne drejtim dhe kete e kemi pare fale mundesive qe qeveria Rama iu ka dhene grave per te treguar veten e tyre

  3. Ne radhe te pare na duhen “pastrues” qe te mos vjedhin e te mos mbushin dysheket e tubat

    e ajrimit me qindramijera e miliona euro , na duhen”pastrues” qe mos te cojne cdo dite 90 mije

    euro ne drejtim te paditur per inceneratore fantazme sic ben “pastruesi” Veliaj, na duhen “pastrues”

    qe te mos te jene pjese e grupit te vjedhjes se inceneratoreve sic eshte k/bashkiaku i fierit apo

    mos te jene me rekorde kriminale sic jane rendom kandidatet e Rames i cili ka arritur deri aty

    sa te lene ne krye te bashkise edhe te denuar per perdhunim ne grup. Nuk mund te

    numerosh as me gishtat e njeres dore kryebashkiak apo kandidate te rilindjes qe te mos

    jene ose me te shkuar krimninale ose te perfshire ne afera korruptive e te jene kontigjente per

    burg bashke me ministrat e depudetet qe kane formuar grup parlamentar ne burg.

    Vertet keta te Rames i kane duart e njoma por i kane njome me vjedhjet ,me aferat e abuzimet.

  4. I vetmi makth i Saliut është fakti që nuk shkon dot në vendlindjen e tij. Madje as kur ka pasur nënën gjallë.

    Atëherë nuk shkonte dot për shkak historive të inçestit, tani nuk shkon dot se ka 72 varre që e presin, që i ka hapur me vrasësit me pagesë në Tropojë duke shfarosur vendlindjen e tij.Te thuash eshte djali i mire nuk ka lidhje me vlersimin o laspexhinjte e rublave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *