• |
ide | kryesore

46-vjeçarët Koçolja dhe Sulovari u zhdukën për tokat

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkak për zhdukjen pa gjurmë të dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi mendohet të jetë bërë pagesa për një tokë që dyshja u kishin shitur personave me precedentë penalë.

Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit.

Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Prej dy ditësh policia është vënë në kërkim të trupave të dy të zhdukurve, ndërkohë që janë marrë në pyetje persona të shumtë që mendohet të kenë pasur lidhje në lidhje me këtë çështje.

Të shoqëruarit janë të moshës 24-64 vjeç, me banim në Sarandë, Vrinë e Konispol, shumica e të cilëve me precedentë të theksuar kriminalë për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “kultivim bimësh narkotike”, “trafik mjetesh motorike” etj. janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë Vlorë dhe në Komisariatin e Sarandës. Një natë më parë u raportua se në pyetje janë marrë edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë. Disa prej tyre janë marrë në pyetje edhe për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *