• |
ide | kryesore

Shkrumbohet gjatë natës makina e 30-vjeçarit në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit
policia,



Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 03:45 në Korçë, në lagjen nr. 5.  Nga vrojtimet paraprake të kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkak të ndonjë shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *