• |
ide | kryesore

Ky është pallati ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zbuluar se ku u fsheh vrasësi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, pak para se të kryente krimin.

Mediat kanë publikuar foton e një pallati në ndërtim ku autori ka qëndruar për disa orë, para se të nisej drejt ambienteve të lokalit në pedonale, në pronësi të të ndjerit Nikulaj, rrobat e tij janë gjetur në Gjadër.

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij një pistë e mundshme është hakmarrja.

Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar.



2 Comments

  1. Vrasesi i Santos eshte Martinaj me Bamin. Vrasesi i Martinaj eshte Merviol Billo. Ku jeton qe nuk i di? Urdhrat i ka dhene palloshi 2 metrosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *