• |
ide | kryesore

Polemika mes Lele Adani dhe teknikut Allegri plas sërish pas Inter-Juve: “Kam vetëm një pyetje”

-Instant, Sport, Video
Adani



Lele Adani ka qenë në stadium për të parë Inter-Juventus dhe sapo është larguar nga stadiumi ka regjistruar një video provokuese. Në videon e ish-mbrojtësit, edhe pse pa e përmendur, është thirrur në çështje Massimiliano Allegri. Juventus u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë nga Inter, pas golit të Dimarco. Skuadra e Max Allegri nuk u fut kurrë në lojë dhe bardhezinjtë pësuan humbjen e katërt në 6 ndeshje. Juventus i mbetet tashmë vetëm objektivi Europa League dhe gara për zonën Champions League, në pritje të përfundimit të hetimeve të Prisma dhe atë të pavarur të UEFA-s.

SHIGJETIMI NDAJ TEKNIKU ALLEGRI

Ndeshjen e Kupës së Italisë në San Siro e ndoqën edhe Adani e Ventola, dy opinionistët e Bobo TV. Ish-mbrojtësi i Inter dhe Fiorentina ka dashur t’i bëjë të ditur të gjithëve se çfarë mendonte për ndeshjen menjëherë pas përfundimit. E ka bërë me një video të xhiruar në makinë me Nicola Ventola. Ish-komentatori i Sky ka komentuar veçanërisht performancën e skuadrës së teknikut Allegri. Ndaj tij ai, në fakt, nuk ka qenë asnjëherë një fans i madh. Në video ai thotë: “Tani kemi dalë nga stadiumi e kemi parë ndeshjen, i gjithi i tejmbushur. Por, pas vitesh, spontanisht lind një pyetje – me të drejtë, më pyesin edhe nga jashtë. Sipas jush, përsa i përket servilizmit, si janë gjërat?”.

Servilizmi të cilit i referohet ish-futbollisti është ai i mediave, të mësuara ta trajtojnë trajnerin livornez me delikatesë, edhe kur paraqitjet nuk janë në favor të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *