• |
ide | kryesore

Berisha: Ministret e Ramës, si truprojat e Gaddafit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha, ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fushë-Arrëzit.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka emëruar në kabinet një numër të lartë ministresh, për të cilat tha se kishte pritshmëri të larta.

Ai ka shtuar se ministret e Ramës sillen si truprojat e Gedafit dhe se nuk reagojnë për problematikat me të cilat përballet vendi.

“Emëroi 12-13 ministre. Unë e përgëzova në atë kohë sepse kur nuk harrojnë që janë gra e nëna, janë më të dobishme se burrat, por ministret e Ramës janë si bodiguardet e Gedafit. Nuk i dëgjon një herë

Vriten gratë në Tiranë nga disa në ditë. Cili ka qenë kodi ynë patriarkal për gratë? Kryeministri nuk thotë një fjalë. Qeveria nuk thotë një fjalë, Ministret nuk thonë një fjalë. A nuk është ky inkurajim? A nuk përbën kjo rrezik për gruan?”, tha ai.

Ai u shpreh se qytetarët po detyrohen të largohen nga vendi për shkak se këtu nuk kanë një alternativë më të mirë dhe se këtu përballen vetëm me vjedhjen e taksave në nivel vendor dhe jo vetëm.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një klimë të tillë e cila ka shtyrë qytetarët të braktisin vendin.

“Frani këtu është miniaturë e Ramës. Të tillë janë këta. Pse po ikin shqiptarët sikur në këtë vend të kishte rënë kolera? Kaq pak të lidhur qenkan me familjet? jo. Rama në 8 vite ngriu rrogat, por në kushte tregu çmimet u rritën, forcë në botë që të pengojë rritjen e çmimeve nuk ka, Qeveritë për të mbrojtur qytetarët rrisin rroga e pensione.

Vota më 14 maj është votë për veten tënde. Pse i ngriu rrogat, ç’bëri me paratë? Dyfishoi taksat. në 2022 ka mbledhur 5.8 mld euro nga taksat tuaja.

Kalimashi ka kushtuar 17 mln euro kilometri, tuneli i Kërrabës 14 mln euro kilometri, në Europë një kl rrugë është 2-3 milion.

Prokurojnë për së pari, për së dyti e më radhë. nëse vjedh kryeministri vjedh i gjithë zinxhiri. Kjo ndodh në pushtetin vendor, në drejtoritë e tij.

Njerëzit nuk kanë alternativë vetëm se të ikin”, ka deklaruar Berisha.



20 Comments

  1. O Kapedan. Ta drodhi edhe Luizi. Po bën thirrje për të votuar Benet Becin më Shkodër.
    Thuaj fancave asnjë vot Luizit.
    Të gjitha për Dea Hoxhën. Familje demokrate.

  2. Haha sa kam qeshur! Ku e ka gjetur, te ngrfura te pispillosura ne gare me njera tjetren kush ti bjereme shume ne sy komandantit. Trape fare

  3. “SHBA është fuqi kolonialiste”, intervista e Berishës për TV iranian, arsyeja e shpalljes non-grata?!Doli dhe nje debatikas tjeter Mal Cori qe i beseon perdhunuesit salih nje shikues i bigut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *