• |
ide | kryesore

Heroina në Durrës, shoferi dhe pronari i linjës mohojnë përfshirjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



13 kilogramët e heroinës që u kapën të dielën në Durrës, mbeten ende pa një pronar. Shoferi i autobusit dhe drejtuesi i kompanisë së transporteve në mjetin e të cilit u gjet lënda narkotike, kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë aktivitet. Në telefonat e bllokuar, policia po përpiqet të gjejë kontaktet e fundit. Po dhe bisedat e mëparshme që mund të jenë bërë me palën pritëse në Itali.

Shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve në mjetin e të cilëve u gjetën 13 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit kanë mohuar të kenë lidhje me lendën narkotike.

Në deklaratën e tij të parë përpara grupit hetimor drejtuesi i mjetit , 57-vjeçari Piro Rrushi mohoi se ai kishte dijeni se lënda narkotike ndodhej në autobusin që ai po dejtonte në linjës Durrës-Milano.

Nga ana tjetër pronari i linjës së autobusëve Mikel Pici 32-vjeç, pasi mohoi gjithçka në fillim, më vonë zgjodhi që në këtë pikë të hetimeve të mbrohej në heshtje!

13 kilogramë e 750 gramë heroinë zbuluan punonjësit e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit pasi prenë me troko pjesën metalike të krijuar enkas për fshehjen e drogës të dielën.

Heroina e ndarë në 26 pako të mbështjella me natriban u gjet në pjesën e pasme të autobusit.

Nga kontrolli i imtësishëm duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e policisë gjetën në pjesën e pasme të autobusit heroinën e paketuar me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në flagrancë është arrestuar pronari i firmës së linjës së autobusëve Durrës-Milano, Mikel Pici, 32-vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një dozë lëndë narkotike kokainë, si dhe edhe shoferi i autobusit Piro Rrushi.

Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore hyrëse dhe dalëse të vendit tonë, ndërsa në vitet e fundit atje janë kapur qindra kilogram drogëra të forta, kryesisht të ardhura nga vendet e amerikës latine.



2 Comments

  1. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.
    Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës.

  2. I vrau Berisha duke qenë në opozitë dhe kur e gjithë policia e Tropojës ishte tërësisht në duart e kësaj familjeje.Po të ishte kështu siç thua ti PS ishte në pushtet deri në 2005 dhe se kishte të gjitha mundësitë të hetohej.Ata i sollën si kriminelë dhe duke vrarë dhe sigurisht po vrave do të vrasin.Mos harrove që janë 200 të tillë dhe terrori i PS atje ishte më i keq se i PK dhe Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *