• |
ide | kryesore

Burri xheloz e goditi me sëpatë në kokë, flet gruaja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vasilika Budlla, e cila u godit me sëpatë në kokë nga bashkëshorti Qazim Budlla, është rikthyer në banesën e saj në Breg Shkozë të Vorës. Pasi mori mjekim në spital, ajo rinisi jetën e përditshme, por tashmë e vetme. Për Klan News ajo rrëfen tmerrin.

‘Shkoi mori sëpatën atje, erdhi me vrap dhe vetëm kur ma hyni kështu nga mbrapa. Kam shpëtuar mirë, nuk e lëshonte sëpatën se donte të më binte prapë. Unë shpëtova kot!’

Të martuar prej shumë vitesh dhe pa fëmijë, gruaja tregon motivin pse bashkëshorti e dhunoi mbrëmjen e të hënës.

‘Thonte ke pru kollovarë në shtëpi, shkon e bredh, vetëm nga këto problemet filloi këto kohët e fundit.’

Ajo thotë se bashkëshorti herë pas herë shfaq probleme të shëndetit mendor.

‘Filloi kështu kot më kot, kështu nuk ka kartelë, por që është i sëmurë. Përherë e ka pasur atë nervin.’

Për shkak të 40 viteve martesë, thotë se edhe mund ta falë, por ka një kusht.

‘Nëqoftëse është i sëmurë të rrijë në spital dhe të kurohet, nëse ai rri mirë dhe nuk e bën atë gjë, le të vijë.’

Qazim Budlla, u arrestua nga policia me akuzat e dhunës në familjes dhe të plagosjes me dashje. Para oficerëve të policisë ai tha se nuk mban mend veprimet që ka kryer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *