• |
ide | kryesore

Premtimi i kandidatit për bashkinë e Libohovës: Shërbim funeral falas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Falas



“Falas” ka qenë fjala më e përdorur edhe këtë fushatë elektorale. Për më tepër kpu8r bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe në morinë e kandidatëve për bashkitë ka disa që kanë spikatur. Kështu premtimi i Belind Këlliçit për shërbim të transportit urban falas ka zgjuar mjaft debate dhe polemika. E kuptueshme edhe për shkak se bëhet fjalë për Tiranën ku vëmendja është edhe më e madhe.

Megjithatë një tjetër kandidat ka marrë vëmendjen e medieve online këtë të martë. Adiçl Xhelili, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e vogël të Libohovës në jug të vendit ka renditur mes premtimeve të tij edhe “shërbim funeral falas”. Ai ka propozuar që kjo të kryhet nëpërmjet një kompanie të bashkisë. Më poshtë premtimet e Xhelilit.

Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.

✅️Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas.
✅️Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe 🌳🌳gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontenierë të rinj, autobot, etj.
✅️Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit 🏕dhe faunës🐇🦔🦊.
✅️Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme 🛣në çdo njësi vendore e në çdo lagje.
✅️Krijimin e një terminali dhe agjencie udhëtimi për transportin lokal🚎🚌
✅️Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës🚒 dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkohore, pajisje e trajnim periodik.
✅️ Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta🏡🏡
✅️Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
✅️Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese🚥🚦. 
Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit. Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin “pa shërbim nuk ka taksa” Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *