• |
ide | kryesore

Ishte në funeralin e të ëmës, Mutu shkarkohet për Krishtlindje: komunikata e turpshme e Neftci

Sport
Mutu



Ishte një Krishtlindje e tmerrshme për Adrian Mutu. Ish-lojtari i Fiorentinës në fakt u shkarkua nga Neftci Baku teksa ishte në funeralin e nënës së tij. E pasuar kjo me një komunikatë të turpshme nga klubi azer. Një situatë që e bëri Mutu të kalonte një Krishtlindje për tu harruar. Ish-sulmuesi i Fiorentina e Parma i kaloi festat në zi, për shkak të ndarjes nga jeta të së ëmës. Tekniku i Neftci fluturoi në Rumani për funeralin e saj.

Megjithatë, klubi për të cilin ai punonte, Neftci Baku në Azeirbajxhan, vendosi ta shkarkonte rumunin. Dhe e bëri këtë në momentin më të keq të mundshëm: ndërsa Mutu ishte në funeralin e nënës së tij, në ditën e Krishtlindjes.

KOMUNIKATA E KLUBIT

Neftci Baku postoi një deklaratë zyrtare në lidhje me shkarkimin e ish-lojtarit të Fiorentinës që është në kufi me të pabesueshmen.

Klubi shkruan: “Sot është ndërprerë kontrata në mes të PFK “Neftchi” dhe Adrian Mutu me marrëveshje reciproke. “Neftchi” PFK falënderon Adrian Mutu për bashkëpunimin dhe punën e tij dhe i uron suksese në aktivitetet e tij të ardhshme. Njëkohësisht, klubi i shpreh ngushëllimet më të thella Adrian Mutu për vdekjen e nënës së tij. PFK “Neftchi”, që aktualisht po lufton për rezultate të larta në Premier League dhe Kupën e Azerbajxhanit, fton të gjithë tifozët e saj që të mbështesin dhe të bashkohen ngushtë rreth ekipit”.

Mutu do të përpiqet të ngushëllohet me një bonus të madh për prishjen e kontratës, por shija e hidhur mbetet në gojë. Mbi të gjitha për shkak të kohës dhe mënyrave se si u menaxhua kjo situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *