• |
ide | kryesore

Kryeministri kanadez zemëron britanikët: Ia mori këngës para varrimit të Mbretëreshës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
trudeau



Një zëdhënës i kryeministrit kanadez Justin Trudeau reagoi pas publikimit të një videoje të shefit të tij. Aty Trudeau shihej duke kënduar këngën “Bohemian Rhapsody” të grupit Queen në një holl hoteli në Londër. Ngjarja kishte ndodhur 2 ditë përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabetë II.

Videoja prej 14 sekondash është parë më shumë se 1.5 milion herë. Trudeau i veshur sportiv duket mbështetur në një piano në hotelin Corinthia. Bashkë me të tjerë ai këndon një prej këngëve më të famshme të grupit rock.

Pamjet fillimisht ndezën debate mbi origjinalitetin e saj. Megjithatë stafi i Trudeau pranoi se videoja ishte e vërtetë.

“Pas darkës të shtunën, [kryeministri] iu bashkua një grupi të vogël anëtarësh të delegacionit kanadez. Ata u mblodhën për të nderuar jetën dhe shërbimin e Madhërisë së Saj”, – tha një zëdhënës i kryeministrit. Ai shtoi se Trudeau kishte “marrë pjesë në aktivitete të ndryshme” për të nderuar Elizabeth II teksa ishte në Londër.

“Të gjithë kënduan me mua për dy orë. Kjo ishte ndjenja. Ishte shumë argëtuese” – tha pianisti i njohur kanadez Gregory Charles.

Video ka shkaktuar zemërim tek britanikët.

“E turpshme! As ia vlen ta përshkruash. Jo. Nuk ka asnjë provë se ai ishte i dehur. Por jo tani. Ai është Kryeministër. Në një vend publik, në prag të funeralit të Mbretëreshës. Kështu sillet ai?” – shkroi në Tëitter Andrew Coyne, një kolumnist i gazetës “Globe and Mail”.

Ndërsa avokati dhe autori Mark Bourrie shkroi se ai donte që të tjerët “të këndonin sa të doni në ditët para funeralit të tij”.

Trudeau, i cili mori pjesë në funeralin shtetëror së bashku me anëtarët e delegacionit kanadez tha se Mbretëresha, të cilën e takoi në disa raste, ishte “një nga njerëzit e tij të preferuar në botë”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ky eshte versioni i Lali Erit qe kemi ne Shqiperi. Nje dikator shpirtlig, qe perdori ligjin e luftes pa miratimin e senatit per te shtypur me dhune protesten e kamionisteve qe ishin kunder marrezise se berjes se vaksinave eksperimentale me detyrim, lockdown-ve pa ansje baze shkencore dhe shkelmimit te lirive te njeriut.

    Ky eshte as me pak e as me shume por nje diktator dhe partia e tij socialiste nje tufe me qelbesira dhe idiote par exellence. Ky eshte ” ai lideri perendimor” qe e gjeni ne video kur thote ” qe admiron dikaturen e Kines sepse ajo i mundeson te beje gjerat”. Ky eshte ai “lideri perendimor” qe thoshte per kanadezet qe kundershtonin marrezite e tij per vaksinimin e detyrueshem duke perdorur fjalet e Hitlerit: ” Keto jane nje “pakice” njeresih qe kundershtojne, por si do ja bejme me keta se keto na zene vend” . Dhe po, eshte kopil i Fidel Kastros dhe nje kukull e Klaus Schwab (WEF) sepse axhenda e qeverise se tij eshte nje replikim i programit te WEF dhe asgje nga ajo cfare kerkojne kanadezet.

  2. Bota po jeton katrahuren, fillesat e se ciles jane venia ne krye te shteteve te fuqishme te pseudopolitikaneve adoleshente te vonuar.
    Sigurisht që “ne jemi me te miret”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *