• |
ide | kryesore

Deputetja britanike kundër Hovenier: Nuk reaguat kaq ashpër kur Serbia rrëmbeu 3 policë

Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetja



Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns ka reaguar ashpër pasi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se “veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e ndalimit të dinarit serb po i rrisin tensionet”.

Kearns, një mbështetëse e flaktë e Kosovës, reagoi me anë të një postimi në X ku theksoi se SHBA-të kanë heshtur për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia. Po ashtu ajo ka shtuar se SHBA-ja nuk ka reaguar me të njëjtën ashpërsi as për sulmin në Banjskë.

“Ku është balanca? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, – shkroi deputetja britanike. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Komenti/Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë që SHBA i kanë njohur Kosovës

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër



6 Comments

    1. Flm Anglia,zoje e nderuar kur lexoj komentet e juaja me knaqet zemra ,jo se ndimon Kosoven po qe je e drejt per drejt ,qe flete te verteten ,e shqiptaret e zi ,edi turpi,ali ahmetoviq ,abazoviq ,shqiprim arifoviq ,mos ti harroj opoziten kosovare ,nuk guxojn me qel gojen…Amelika amkelika .!!!

    1. Si Gjermania dhe BM kanë filluar divergjencat me ShBA. Madje Gjermania që kur ishte president Trump.
      Mbi të gjitha për hezitimin që ka për të çbllokuar fondet për Ukrainën që për Europën është është një rrezik eminent lufta në prag të tyre.

  1. Është me të vërtetë jashtë çdo llogjike tendenca tejet e tepruar e të ashtuquajturit “diskreminim pozitiv” i serbëve në Kosovë.
    Mbi 90% e popullsisë së Kosovës ështe me origjinë shqiptare e për më keq akoma, ishte NATO që e zboi Serbinë nga Kosova për krimet monstruoze që pati bërë në popullsinë civile .
    Nuk mund të konsiderohet një shtet i pamvarur, nëse lejohet që në të të qarkullojë monedha e shtetit që pretendon se është tokë e tij pasi është paraja që imponon mvartësinë financiare.
    Raporti demografik i sllavo-maqedonasve e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, është shumë i përafërt e nuk ka të krahasuar me numurin e serbëve në Kosovë .
    Pa mendoni se çfarë do të ndodhte sikur në Maqedoninë fqinje, veç gjuhës shqipe të lejohej edhe leku shqiptar nëpër banka.
    Ka disa rrugë të Manhatenit në New York, ku dominojnë kinezët e numuri i tyre mund të jetë shumë herë më i madh sesa i serbëve në Kosovë.
    A mos duhet që edhe kinezët që jetojnë në SHBA të “diskriminohen pozitivisht” e të lejohet që të përdorin monedhën kineze në bankat amerikane ?
    E njejta situate demografike është krijuar edhe me emigracionin latino-amerikan.
    Mos duhet lejuar që edhe ata të përdorin monedhat e vendeve të tyre të origjinës e jo dollarin ?

    1. Sa herë ,në gjithë historinë anglezët flasin pro Shqipërisë,në sfond qendron një preferencë personale…
      George Gordon ,i quajtur lord Byron hante nga pas fruta nga Ali Tepelena, Edith Durham në udhëtimet e saj ekzotike fotografonte hallatet e gjata të malësorëve ” që kalonin lumin me kungull”, zonja Margaret Haslluck kishte qejf koqet e Hilës në Elbasan etj
      Kësaj deputetes britanike me goxha stamina cili shqiptar ja zhdërrit!?
      Se britanikët janë ekzotikë nga natyra dhe qelbësira nga qëllimet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *