• |
ide | kryesore

Heqja e dinarit, raund i ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Lajme, Të fundit



Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë sot raundin tjetër të takimit në Bruksel, pas tensioneve për heqjen e pagesave me dinar serb.

Takimi i sotëm do të jetë i dyti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, ndërsa i treti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

Bashkimi Europian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që palët të arrijnë një dakordësi për këtë çështje. Ndalimi i pagesave me dinar në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Në takimet e deritanishme, sipas BE-së, palët kanë paraqitur propozimet e tyre për gjetjen e një zgjidhjeje praktike dhe afatshkurtër për qytetarët serbë në Kosovë që paguhen në dinarë nga Serbia. Por, ka pasur dallime mes palëve, prandaj edhe është thirrur edhe ky takim që zhvillohet sot, e enjte, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *