• |
ide | kryesore

Katy Perry heq dorë nga American Idol

Paparazzi, Slider



Katy Perry duhet të braktisë përkohësisht ‘American Idol’ për një arsye befasuese, pasi ylli i popit do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin e mbretit Charles III.

Katy është një nga artistet që do të performojë tek koncerti live që do të mbahet një ditë pas ceremonisë së kurorëzimit në Westminster Abbey.

Pasi Perry dhe Lionel Richie do të udhëtojnë në Angli, Ed Sheeran dhe Alanis Morissette do te jenë zëvendësuesit e tyre në show.

Katy Perry ka punuar me Mbretin Charles III që nga viti 2020, kur ajo u bë ambasadore e “The British Asian Trust”, një nga organizatat bamirëse të nisura nga monarku kur ai ishte Princi i Uellsit.

Në mënyrë të ngjashme, Lionel Richie ka qenë një ambasador global për bamirësinë e Charles III, “The Prince’s Trust”, që nga viti 2019.

Kurorëzimi do të bëhet të shtunën, në datë 6 maj, tetë muaj pas emërimit të Charles-it si mbret më 8 shtator të vitit të kaluar .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *