• |
ide | kryesore

Vendoret/ KQZ: Asnjë prej posterave s’ka plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor! Të hiqen

Lajme, Të fundit



Në një mbledhje të zhvilluar këtë të mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi heqjen e posterave të fushatës së 14 majit që nuk kanë plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Celibashi u shpreh se Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake do urdhërohen të heqin ato materiale të cilat nuk e kanë këtë mbishkrim, dhe monitorimi do të jetë për 61 bashkitë e vendit për të gjitha partitë.

Gjithashtu, Celibashi u ka lënë kohë këtyre të fundit të raportojnë deri më orën 24:00 të ditës së premte, nëse ky vendim është zbatuar.

“Ne do të urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor, të cilat nuk kanë mbishkrimin prodhuar në përgjegjësinë ligjore të, dhe emrin e subjektit. Do urdhërohet policia bashkiake dhe policia e shtetit që ti heqë këto materiale, kjo vlen për të 61 bashkitë dhe vlen për të gjitha subjektet. Do duhet që deri në orën 24:00 të së premtes, duhet të kemi informacion nga drejtuesit respektivë të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit në zbatim të këtij vendimi”, tha Celibashi.



4 Comments

  1. Hahahahahaaaa ,,,,,,,,,,,, keta zhulsa as ligjet qe miratojne vete nuk i zbatojne kurse fakir fukarane e fusin ne burg sepse shiti nje tuf pras apo ndertoj nje avlli . ropt ku ti kini o kurva mavi . ropt o edi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *