• |
ide | kryesore

Rama: Meta-Berisha rrezik për vendin, Alibeaj fatkeqësi pa të ndenjura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e njeh Partinë Demokratike të Enkeled Alibeaj. Duke vijuar skenarin që ndjek prej nisjes së fushatës, Rama ka shigjetuar vetëm dyshen Berisha – Meta që sipas tij janë rrezik për vendin ndërsa Alibeaj ka vulën, por jo të ndenjura për t’i qëndruar betejës.

“Pse kush është tjetër në këtë fushatë? Cila PD? E ke seriozisht? Dhe nuk është çështje faktorizimi, unë merrem në parim, jo me ata personalisht, merren me ata se ata janë problem dhe turp për Shqipëri. Alibeaj me ata të tjerët, janë fatkeqësi më vete se kanë vulën, por jo të ndenjurat dhe duke mos pasur të ndenjurat, nuk i rrinë dot betejës.

Flasin ata, se janë ndarë nga dyshja, por jo nga ajo që përfaqëson, nuk kanë si ndahen, sepse janë të rrahur që të vegjë dhe janë jeniçerë që nuk ngrihen dot në lartësinë e të marrit të sulltanati të Likes. Këta të dy duhet të marrin ndihmën e shtëpisë që të mos dalin më në kërkim për vota”, – tha Rama në një intervistë televizive.

I pyetur, Rama tha se kjo fushatë nuk është një parapërgatitje e tij për një mandat të katërt.

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhe. Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thonë që ky individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla.

Një 80 vjeçar që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, – tha Rama. LAPSI.al



6 Comments

  1. Padyshim qe ka pas probleme, por e rendesishmja eshte se Berisha i lejoj te tjeret te punojne. Ajo qe po ndodh tani eshte se shtresa e mesme po shkaterrohet, qe do te thote se rrezikon teresisht shteti. Shqiperia i vetmi vend qe nuk lejohen brandet nderkombetare.
    Plus abuzimet dhe korrupsioni jashte cdo kontrolli

  2. Per ciftin Turp hajdut dhe gjobaxhi te Surrelit keto fjale jane pak🤮 thotë:

    Kush eshte turpi I vertete. Jeni ju o cifti Famekeq I Surrelit! Ke Vjedhur ke Shkateruar ke perdhunuar. Jo vetem grate e tua atyre mire ja ben se e kerkojne vete per Cara Para nuk pyesin se i perdhunon i mxin nga syte sidomos skuthes se Surrelit qe eshte e etur per para dhe ka shkuar me cdo burre gjer sa e ke marre ti ne Surrel Ajo para se ta “martoje ti” Drogonte burrin e mbyllte me Celes dhe vinte ti hipte Kalit dhe pse ishte e martuar! Ka me turp se kjo ?Por ju te dy e hani turpin me droge dhe buke Tani ke dale ne fushate me ke kengen qe ja kendoje Grida Dumes Gridare. Gridare. Ohohoho ja kendon pa pike turpi grave te Shqiperise Turp te te vije o rrace e felliqur Je mesuar me fjalor banal me genjeshtra qe I perserit si Papagall i zi ne cdo dalje !!Po ti je turpi me I madh ne kete vend o hajdut Gjobaxhi I Surrelit 🤮

  3. Kur te mbarojne zgjedhjet do shohim se sa perqind e shqiptareve votojne Ramen e partine socialiste, e pastaj do kemi lluksin te analizojme se kush ka bythe e kush nuk ka. Une besoj se Rama e ndjen se gara do jete rrote ne rrote per sa i perket votave qe do mare secili objekt politik. Une shoh nje Rame te lodhur po aq te lodhur sa dyshja Meta-Berisha. E reja do jete befasia e ketij votimi.

  4. Rreziku më i madh akuzon për rrezik të tjerët. Dhe të bësh një krahasim të thjeshtë e të shohësh rreziqet që i ka shkaktuar dhe dëmet që po sjellin ti mor antishqiptar duhet të ishte në burg. Vetëm të konsiderosh që e ke sjellë Shqipërinë në monizëm mjafton të vlerësosh rrezikun mbarëkombëtar në 12 qeverisje tënde.E të mos flasim për të tjerat se bëhet një artikull it tërë.Meta e Berisha si kryeministra i kanë sjellë vetëm zhvillim vëndit si në ekonomi dhe me afrimin me Europën dhe në mardhëniet me Amerikën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *