• |
ide | kryesore

Policia heton 20-vjeçarin/ Qëlloi në ajër në oborrin e shkollës në Farkë

Lajme, Të fundit
policia,



Policia ka nisur hetimet për një 20-vjeçar me inicialet F.SH., pasi mesditën e të enjtes ka qëlluar në ajër në oborrin e një shkolle.

Policia bën me dije se është shtënë me një pistoletë imituese të zhurmës së armës.

Në njoftimin e uniformave blu thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *