• |
ide | kryesore

1 minutë heshtje për Xhesikën/ Flasin miqtë e 16-vjeçares që u vra nga babai në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Xhesikën



“Një vajzë e sjellshme. Studionte dhe shumë e lidhur me nënën dhe vëllain e vogël”. Kështu Marika e kujton Xhesikën 16-vjeçaren, e vrarë nga i ati teksa përpiqej të mbronte nënën e saj. Marika ndjek të njëjtën shkollë me Xhesikën, në Torremaggiore. Studentët ishin të gjithë në shok mëngjesin e sotëm. Shumë lot dhe shumë kujtime për Xhesikën, studenten model, por shumë të rezervuar. Shoqet e saj qanin para institucionit arsimor, flasin me njëri-tjetrin, i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë ka ndodhur dhe vazhdojnë të pyesin veten pse.

“E kam njohur që nga shkolla fillore – vazhdon Marika. “Ne kemi shkuar në të njëjtën klasë, pastaj në shkollë të mesme kemi përfunduar në klasa të ndryshme. Unë zgjodha një linjë tjetër ndërsa ajo atë klasike. Ajo ishte në klasën III A. Klasa e saj është afër simes dhe shpesh përshëndesnim dhe flisnim. Ajo ishte shumë studioze. Mori pjesë në të gjitha projektet e organizuara nga shkolla. Ndonjëherë flisnim për muzikën, por ajo ishte një vajzë shumë e mbyllur. Ajo nuk fliste për çështje personale”.

Klima e dhimbjes dhe e dëshpërimit është pothuajse e prekshme para shkollës, ka fëmijë të tërhequr dhe të përlotur. “Më dhemb ta kujtoj – thotë Françeska që nuk i mban dot lotët – e shihja çdo ditë. Gjithmonë e qeshur. Një vajzë shumë e mirë. Nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë”.

Në gjimnazin që frekuentonte Xhesika paraditen e së hënës u mbajt një minutë heshtje për të kujtuar vajzën e re. 

“Jess jeton brenda nesh. X gjithmonë 3A” – është shkrimi i shoqëruar me një zemër, i bërë në një pankartë nga miqtë e klasës së Xhesikës. Kur ra zilja, e gjithë shkolla u ndal për një minutë heshtje për të kujtuar 16-vjeçaren.

“Ajo ishte një vajzë shumë e ëmbël – tha një shoqja e saj kur hyri në shkollë. “Nuk mund ta besoj se ka ndodhur. Nuk është e drejtë. Buzëqeshja e saj do të na mungojë”.

“Sot – shtoi një student tjetër – është një ditë e trishtuar për të gjithë ne. Jemi shumë të pikëlluar. Ajo ishte një vajzë shumë e mirë, gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë dhe gjithashtu shumë studioze”. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Emigracioni është një sprovë e madhe për familjen dhe shpesh forcon lidhjet e saj.
    Por rastet makabre në Itali tregojnë se ndryshe nga dekadat e para të emigrimit, po ndeshim një familje shqiptare në krizë, si brenda edhe jashtë Shqipërisë, tregues i frustrimit që ka mbërthyer shoqërinë.

    Xhesika i takonte një brezi që synonte ta jetonte ndryshe Perendimin dhe të integrohej me vlerat e saj, por ai që duhen ta mbronte, babai, i mori jetën.

    U prehtë në paqe dhe u bëftë shembull për vëllanë e saj të vogël!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *