• |
ide | kryesore

Përplasje me armë në Lezhë, një i plagosur pas sherrit mes të rinjve

-Instant, Lajme, Të fundit
Lezhë



Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Lezhës. Mësohet se rreth orës 23:00 janë dëgjuar të shtëna në lagjen “Besëlidhja”. Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve. Një prej tyre, shtetasi Aleks Laska, ka mbetur i plagosur. I plagosuri ka shkuar vetë në spital, ndërsa policia po bën kryen hetime dhe ka shkuar në ambientet e spitalit për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *