• |
ide | kryesore

Rama “përpara” me inceneratorin e Elbasanit, afera që burgosi Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në fushatën e 14 Majit, Rama e ka testuar disa herë inteligjencën e atyre që bëhen pjesë e mitingjeve të Partisë Socialiste. E guximshme për shembull është ftesa që u bëhet qytetarëve për të votuar për “gomerët”; ose kur u premtohet rritje pagash dhe nuk i kalohet rroga këtë muaj; apo kur i detyron të kërcejnë tallava rrugëve në fund të mitingut, sikur të ishin të dehur nga avujt e alkoolit në mbyllje të ahengut të radhës.

Por me fjalimin që mbajti sot në Elbasan, kryesocialisti që qeveris në mandatin e tretë kapi një rekord tjetër cinizmi dhe talljeje ndaj turmës, që ishte thirrur në shesh.

Kryeministri u shiti për sukses, për arritje “përpara” një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit, që mban vulën e qeverisë së tij. U foli për inceneratorin e ndërtuar në Elbasan, për të cilin dihet se ka përfunduar në burg një duzinë me zyrtarë publikë, mes të cilëve ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Në videon më poshtë, Rama dëgjohet të thotë: “Është i madh ai (Luçiano Boçi). Po kur tha? “Do ta mbyll, tha impiantin e mbetjeve…”. Ne shyqyr e vumë në punë. “Do ta mbyll, tha le të digjen plehrat në natyrë se është më higjenike”. Normal, do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film, se është shesh xhirimi këtu. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës e për të bërë nai serenatë. Hyp sipër non gratës e tu ardh vërdallë bashkë me kalin e vet. Këto janë të gjitha mënyrë për të thënë se ata nuk i duhen dreqit e jo mo t’i duhen Elbasonit…”.

Ndërsa kryesocialisti fliste për inceneratorin, regjia e Partisë Socialiste kishte gati filmimet që iu mbivendosën pamjeve direkte, shoqëruar me mbishkrimet “Kurrë më mbrapa” dhe “Përpara”.

Por a mund të krenohet Partia Socialiste me imazhet e një afere korrupsioni? A është normalizuar ryshfeti pas kaq vitesh deri në pikën që të shitet për ecje përpara?

Sepse çështja për inceneratorin e Elbasanit është ende në gjykim. Lefter Koka dhe Alqi Bllako kanë pranuar gjykimin e shkurtuar, që do të thotë se vendimi i gjykatës nuk do të vonojë.

Ish-ministri i Ramës akuzohet se përfitoi rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtech Energy, Klodian Zoto, Mirel Mertiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Lexo edhe: VOA/ Inceneratori 26 milionë euro nuk punon, ku derdhen mbetjet në Elbasan?

Lexo edhe: Apeli i Luçiano Boçit: Inceneratori duhet të fiket menjëherë

Pas arrestimit të Lefter Kokës, kryeministri Rama hoqi çdo përgjegjësi nga vetja. Ai foli për Kokën si një zyrtar që këpuste “dardha dhe mollë për t’i futur në trasta mbas shpinës” së tij. Edhe më vonë, kur është folur për këtë çështje Rama i është referuar korrupsionit në aferën e inceneratorëve në distancë.  Kjo ishte hera e parë që skandalit korruptiv i bashkangjitet moto e fushatës “Përpara!”./Lapsi.al



13 Comments

  1. Sipas kokes Rama i ve festen ketij mileti.Nongrata e ka fajin qe pensioni mesatar eshte $100/ muaji edhe pas 10 vitesh mbreterimi te Rames, e kur cmimet jane baraz me Ameriken e Evropen.E per mendimin tim mire u a ben

  2. Gezoni popull ne tallava bythqirash.
    Sifilitiket, distrofiket jane e ardhmja e qenefistanit. Te qifte arqen arixhiu motren edhe ty!

  3. Ore lërini kto , por çfarë mendimi keni për kandidatin e bashkisë të Himarës, Fredi Bejleri, që do ta bëjë Himarën greke?
    Kush e mbështet për këtë?
    Po ata që e kandiduan. Sali Berisha dhe Ilir Meta.
    Turp. Tradhëti.
    Megjithëse Sala tradhëtar ka qenë qysh para 30 vjetësh. I shitur dge agjent i serbit dhe grekut.

  4. “Do merrje 30 mijë lekë për Sali Berishën”, publikohet biseda, si blehen votat për kandidatin e Tropojës,ju lepsexhinjte e rublave pse nuk botoni lajmin qe po ben xhiron e rrjetit per vjedhje vote nga dyshja spiune e kriminele salih-metaj,rublve nuk u lejohet te shkruajne se ku i gjejne miliona euro qe kane filluar te shperndahen ne shkoder lezhe tropoje puke e fushe arres,sondazhet e tyre i tregojne humbes,prandaj filluan pagesat skifteret e salihut

  5. disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, ëhstë edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Fredi Beler ii cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë.

  6. Je per tu meshiruar o palle e gjate . Beje edhe pak gallate keto dite qe te kane ngel se ne shkoder tek”vipat”do perfunosh o mjeran

  7. Vipi Luiz Ejlli, sapo postoi një foto krah Benet Becit, dhe shkruan:- Së shpejti fitojmë edhe Shkodrën.
    Dhe më poshtë : – E dini vetë ju!
    Ngeli kush pa e tradhëtuar Berishën? Vetëm Nul Moka dhe ajo Vokshi…

  8. moderatori, i cili tha se nje lavazhier kishte thene se voten “do ta japim per Belind Ballukun”, duke i ngaterruar mbiemrin Këlliçit.Cecenet e salihut dhe emrat e kandidateve nuk i dine

  9. “Kur takohej me Ramën e quajtën hero
    Kur takohej me Taulantin e quajtën tradhëtar
    Delet nga berishistët i dallon vetëm surrati bariut….”

  10. “Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *