• |
ide | kryesore

Mbetën në det të hapur, shpëtohen tre peshkatarë në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut. Mësohet se tre peshkatarë që ishin në bord janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata kishin mbetur në det të hapur. Peshkarexha u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit.

Përplasja shkaktoi çarje të mjetit lundrues, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader (mjet i vogël shpëtimi). Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *