• |
ide | kryesore

Në San Siro luhet për finalen, Milan përballë Inter: dilemat, dëmtimet e precedentët e derbit të katërt milanez

-Instant, F1, Sport
Milan



I pari nga dy sfidat euroderbi, në hapësirën prej gjashtë ditësh, do të përballë rivalët e qytetit Milan dhe Inter të mërkurën në mbrëmje. Një ndeshje në shtëpinë e tyre të përbashkët, San Siro, për një vend në finalen e Champions. Gjigantët e futbollit do të luftojnë për një avantazh në ndeshjen e parë, përpara javës së ardhshme vendimtare në të njëjtin vend ikonik.

PRECEDENTËT

Duke shfaqur rilindjen italiane të këtij viti në Evropë, derbi i dyfishtë milanez tani vendos skuadrën që do të shkojë në finalen e Champions. Fituesi do të përplaset, në fillim të muajit të ardhshëm, me trofembajtësit e Real Madrid ose kampionët anglezë të Manchester City, në Stamboll. Dy nga pesë skuadrat e Serie A që qëndrojnë ende në garën kontinentale, Milan dhe Inter luajnë Derby della Madonnina për herë të katërt këtë sezon. Dy skuadrat kanë shënuar nga një fitore secila në kampionat. Kuqezinjtë ishin fitues 3-2 në shtator, ndërsa zikaltrit i mposhtën në shkurt 1-0. Skuadra e Inzaghi gjithashtu doli fituese edhe në Supercoppa Italiana.

MILAN

Pasi u pengua kundër Cremonese disa ditë më parë, Milan zgjodhi një formacion fillestar më konvencional për fitoren 2-0 ndaj Lazios në fundjavë. Olivier Giroud, Theo Hernandez dhe Sandro Tonali që të gjithë u kthyen nga minuta e parë. Megjithatë, loja e Rafael Leao përfundoi në fillim të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi muskulor. Alexis Saelemaekers hyri në vend të tij, por dëmtimi i portugezit mban në ankth teknikun Pioli. Nëse Leao nuk është në gjendje të rikuperohet, Saelemaekers mund ta zëvendësojë sërish, i favorizuar ndaj Ante Rebic. Vetëm Tommaso Pobega dhe Zlatan Ibrahimovic do të mungojnë për shkak të dëmtimit: suedezi nuk është as i regjistruar në Champions. Kështu që i vetmi ndryshim i bërë nga Stefano Pioli mund të jetë Brahim Diaz, për Junior Messias në krahun e djathtë të një formacioni të konfirmuar 4-2-3-1.

Lexo më tej:Euroderbi kthen në San Siro kreun e RedBird, Gerry Cardinale: “Dua të fitoj më shumë se çdo gjë tjetër”

INTER

Inter i lejoi njëfarë pushimi, të paktën fillimisht, për Lautaro Martinez, Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan. Të tre e nisën në pankinë ndeshjen e së shtunës në Stadio Olimpico, por mund të kthehen në formacionin titullar në mesjavë. Një Romelu Lukaku i ringjallur së fundmi megjithatë ka ide të tjera. Simone Inzaghi ka parë shenja jete kohët e fundit në dyshen dikur të frikshme të belgut me Martinez. Kështu, Dzeko do të qëndronte mënjanë nëse partneriteti i famshëm ‘Lu-La’ ribashkohet. Milan Skriniar i bashkohet Robin Gosens si mungesa për shkak të dëmtimit për euroderbin. Lajmi i mirë për teknikun zikaltër është se Danilo D’Ambrosio mund të kthehet në skuadër, pas tejkalimit të një problemi muskulor.

FORMACIONET E MUNDSHËM

AC Milan:

Maignan; Calabria, Tomori, Kjaer, Hernandez; Tonali, Krunic; Diaz, Bennacer, Saelemaekers; Giroud

Inter:

Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Lukaku



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *