• |
ide | kryesore

Beleri transferohet drejt Tiranës, çështja në dorë SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ky është momenti kur patrulla e Policisë, shoqëron kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Belerin pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Vlorës. Mediat raportojnë se Beleri do të shoqërohet fillimisht në komisariatin e Vlorës, e më pas do të sillet drejt Tiranës.

Ndërsa furgoni me Belerin ishin duke u nisur, të afërmit që qëndronin në pritje, brohoritën: Do të fitojmë!

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në ‘arrest me burg’ nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.

Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

Sipas policisë, hetimet nisën katër ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.



8 Comments

  1. Po fiks , sa te te vij rradha edhe ty ,o i paemer , se keshtu fillon nje e zhduk me banda, nje e ben spiun , nje e heq me polic nga gara etj etj

  2. Ç’ne spak?Ai nuk është person që punon në administratën e shtetit në nivel të lartë.Apo futja kot.Ta heqim ne nga qafa me që s’kemi fakte!!!Spak që i kishte faktet për dy dosje me vetë Ramën në Dibër e Durrës dhe i përcolli në prokuroritë atje duke i degjeneruar në hiç!!!Shtet koti me drejtësi koti dhe vegël e partisë shtet.

    1. Po mire, si thua ti, meqe nuk u denuan ato ne Diber dhe Durres atehere nuk duhet te denohet me njeri per krime zgjedhore??

  3. Zgjohuni kafshet bythkuqe greku do marre gjith detin me tre dite burg te nje muti minoritar edvin kristaq spirokoleken pateriot?
    Hahahaaa

  4. Fredi Beleri është arrestuar dje për krime zgjedhore. Ai u shpall kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ai është dënuar me burg 3 vjet edhe një herë tjetër më parë, pikërisht me akuzën se urren njerëzit e kombësisë shqiptare. Fred Beleri është shpallur gjuetar me pushkë në masakrën e Peshkëpisë, Gjirokastër, të kryer në prill 1994. Erdhi nga përtej kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, në përbërje të një grupi terroristësh të organizatës terroriste MAVI,gimi shko ushqeu se ne darke ke turnin per ti mbajtur shishen e shurres salihu e metaj

  5. Keshtu filluan komunistet edhe ne 45, pushkato pa gjyq, burgos pa shkak, vidh pronat, duke predikuar barazi dhe liri, por pas 45 vjetesh diktature e pame si perfunduam…
    Njerezit gezohen se u fut ne burg nje “grek “, por secilit prej nesh mund t’i vije radha vetem pse nje psikopati pa frena mendore i teket nje dite te bukur . Fatkeqesi qe shqiptaret kurre nuk kane mesura nga historia e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *