• |
ide | kryesore

Merr dy fletë votimi brenda qendrës dhe i hedh në mbeturina, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një qendër votimi në Krujë. Një 44-vjeçar pasi ishte futur në qendrën e votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20 kishte marrë prej aty dy fletë votimi dhe më pas kishte dalë nga qendra dhe më pas i kishte hedhur ato në një kosh mbeturinash.

Mësohet se shtetasi me inicialet B.T., kishte marrë dy fletë votimit, për veten dhe për nënën e tij, ndërsa pas këtij veprimi është arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.
Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit. Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *