• |
ide | kryesore

Berisha: 14 maji një farsë elektorale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një dalje për media pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit.

Berisha hodhi akuza për blerje votash. Ai foli për një industri të vjedhjes së votës ndërsa tha se dënon me forcë këtë farsë elektorale.

“Industria e tmershme e blerjes së votës, bota e krimit dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi votën e shqiparëve. Janë të panumërta aktet, veprimet që dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj dhe terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. 

Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Është një moment agoninë për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale e karakterizuar nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner. 

Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje për të gjithë përfaqësuesit e opozitës në komisionet e numërimit të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, mbasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisioneri për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki si në shumicën e bashkive të vendit.” – tha Berisha.



7 Comments

  1. Kush mendon që është i pa zëvëndësueshëm, i k ikur koha me kohë. Ky tipi është “peshë e vdekur” për opozitën, deri sa të jetë aty , do shkojë poshtë e më poshtë.

  2. Asgje e re nga fronti perendimit, ashtu si pritej doli Salikja me alibin qe pritej te thot mi vodhen votat. Edhe Basha vetem merrte me shum vota. Ik Salike hap krahun qe te heqim Ramen se duhet me hqe Saliken para qe me heq Ramen me pas, se me Saliken neper kemb Rama eshte teper komod dhe fakti jan pikerisht keto zgjedhje. Salikja sna tha ndonje gje qe nuk e prisnim. Salikja si gjithmon ska pergjegjesi, ka vetem alibi.

  3. o Sale, lere opoziten te behet, lere te ndreqi hallet e veta se opozita eshte e shqiptareve nuk eshte pron personale e jotja o Saleee, opozita ka halle te tjera ndersa ti ke halle personale qe jan ne konflikt interesi me opoziten. Opozita do te vij ne pushtet, ndersa ti kerkon ta perdoresh si anti-plumb se ti je i pari qe e di shum mir qe me ty dhe Like floririn nuk vjen kurr ne pushtet opozita.

  4. Ik ore bytheqire, se sa te jeshe ti me Meten asnjehere nuk do fitoni, edhe rezik ne te ardhemen do humbni cdo vlere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *