• |
ide | kryesore

FOTO/ City gati kampion, Haaland kërkoi një stilolaps: “korigjimi” i këpucëve me taka bën xhiron e botës

Sport
Haaland



Arsenal u mund në Emirates nga Brighton, duke shkatërruar çdo shans për të fituar titullin kampion. Një finale absurde e sezonit në Premier League me Manchester City që tashmë është katër pikë përpara në renditje dhe ka një ndeshje më pak të luajtur. Guardiola është afër fitimit të kampionatit të tij të pestë radhazi në Angli, që kur është ulur në krye të Manchester City. Pavarësisht se Gunners kryesuan për pjesën më të madhe të sezonit, Citizens nuk u dorëzua kurrë e udhëhequr nga një makineri golash e quajtur Erling Haaland.

Lexo më tej: Video/ Manchester City shkatërron Everton, Haaland nuk ndalet: në Brentford rrëzohet West Ham

Norvegjezi nuk ka ndërmend të ndalet. Haaland theu rekordin e golashënuesit më të mirë në Premier League me 35 gola në një sezon të vetëm. E tani, ai dëshiron të vazhdojë të shënojë edhe në tre javët e fundit të kampionatit gjithashtu. Kundër Everton mbërriti goli numër 36. Një gol që i lejon norvegjezit të përmirësojë numrat e tij të frikshëm të sezonit. Kështu, sulmuesi i lindur në vitin 2000, vendosi të përditësojë numrin në këpucët e tij me një stilolaps. Fotoja bëri xhiron e internetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *