• |
ide | kryesore

Polici vetëplagoset me pistoletë, shoqërohet në spital nga kolegët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është vetëplagosur me armë zjarri të hënën në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur tek parkimi i urgjencës së Pediatrisë, ku shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *