• |
ide | kryesore

Policia me urgjencë në shtëpinë e Lady Gaga

Paparazzi, Slider



Një burrë, i cili dyshohet se kishte lënë shpesh dhurata në shtëpinë e Lady Gaga-s, u përball me policinë. Sipas TMZ, forcat e rendit nxituan në shtëpinë e 37-vjeçares.

Sigurimi i saj lajmëroi policinë për të denoncuar një burrë që ndodhej në pronë. Sigurimi e kishte ndaluar burrin dhe kur forcat e rendit mbërritën, ai i kishte shpjeguar se ishte aty për të hedhur lulet.

Më pas, Policia i bëri të ditur burrit se nuk duhej t’i jepte asgjë Gagës, si dhe i sqaruan se po futej me forcë në banesë private. Sigurimi i artistes u tha organeve të rendit se ata e kishin parë atë burrë në pronë edhe më parë duke lënë dhurata për Gagën.

TMZ raporton se personi në fjalë nuk u arrestua për incidentin.

Aktualisht, Lady Gaga është duke punuar për filmin Joker: Folie à Deux së bashku me Joaquin Phoenix. Fansat do duhet të presin publikimin e filmit i cili ka premierën më 4 tetor 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *