• |
ide | kryesore

“Nuk bëri drekën. Nuk hapi telefonin”/ Dëshmia e 58-vjeçarit që vrau kunatën në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
drekën



Një grua u vra sot në Elbasan nga burri i motrës së saj. 44-vjeçarja Alma Qevani ndërroi jetë në spital nga plagët që mori nga sëpata me të cilën e qëlloi Tefik Tashi, 58-vjeç. Autori u vu në pranga nga policia. Para hetuesve ai tha se ishte nxehur pasi 44-vjeçarja nuk i kishte bërë drekën e më pas e kishte ofenduar.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saj. Nuk i bënte punët veta”, – mësohet se ka thënë ai para efektivëve të policisë. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur.

Ndërsa bashkëshortja e 58-vjeçarit tha për mediat se zënka ka lindur për motive banale se “pse kunata nuk i hapi telefonin” e më pas konflikti ka degraduar deri në përdorimin e sëpatës. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.

“Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar. Burri merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty.

Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësi dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty” – tha ajo.

Policia e arrestoi Tefik Tashin menjëherë pas ngjarjes. Ai u largua në drejtim të fshatit Bradashesh. Policia tha se ai u gjet me sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, duke u larguar me vrap. 44-vjeçarja fillimisht mbeti e plagosur, por ndërroi jetë në spital. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *