• |
ide | kryesore

Pas takimit me Berishën, Meta nuk pranon rezultatin: Përshkallëzim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë pas takimit të zhvilluar sot me Sali Berishën në selinë blu, gjatë një komunikimi me gazetarët tha se po përgatitet dokumentacioni që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj.

Ilir Meta tha se do të nisi kontestimi ligjor si dhe përshkallëzimi opozitar, ndërsa garantoj se “gomerët që ka zgjedhur Edi Ramës, nuk do të vjedhin më”.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha Meta.

I pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen që pësoi opozita në zgjedhjet e 14 Majit, Meta tha:

Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha, por edhe atyre që u penguan, intimiduam dhe iu morën kartat e iu bënë presione nga më të rënda. 



14 Comments

  1. Hani m… te dy. Populli nuk voton njerez antikombetar , te korruptuar dhe kriminela si ju te dy.

  2. Qe Rama i ka vjedh zgjedhjet kjo eshte e qarte por ama me e qarte eshte humbja e Berishes dhe Metes. Edhe nese Rama do te bente zgjedhjet me te ndershme ne Bote ai perseri do te fitonte, sigurisht jo me kete diference qe eshte aktualisht.

  3. Cja fut pordhes kot dhe ti o AS .
    Nuk kishte arsye dhe nevoje te vidhte Rama vota kete here.
    Keta ishin te shpartalluar qe perpara zgjedhjeve.
    Pse e keni kaq te veshtire qe ju jeni aq poshte , aq te shkaterruar , aq te pabesueshem, aq te percare sa cdo lloj rezultati qe te nxirrnin kutete e votimit kunder jush do te ishte i besueshem.
    Jeni bere psikopate patologjike ‘ Na vodhi votat Rama” .
    NUK KISHTE NEVOJE !!!! E kupton kete gje ?

  4. O gazetar po te kesh byth botoje shkrimin pa ja cunguar fjalen gjuhen e gramatiken.
    Pis shkrues gazete i kapur.

  5. portali i familjes Berisha ka botuar një editorial, sikur Berisha ka fituar, jo ka humbur, siç bënin mediat në Korene e Veriut, kur vendi i tyre luante në Botëror përballë Brazilit, dhe ato jepnin lajme sikur Kombëtarja e tyre kishte fituar, ndërkohë që kishte humbur.

  6. Meta me elektorat 1% nuk pranon doreheqjen, hajde muhabete hajde. Keshtu eshte kur i kthen partit ne pron familjare.

  7. ska nevoj per doreheqje , te hoqen shqiptaret, ti vazhdo thuaj fitova dhe kur humbet. Ne kete menyr mund te mbani nje grusht militantesh si antiplumb.

  8. po like.beteja sapo ka filluar. kshu eshte kur i mban florinjte per vete e si shperndan ca per fushat. yyyt fshatar shpirtfakir

  9. Tani Sali Berisha është një I varur me litar në qafë në mes të sheshit. Dhe pranë një të vdekuri, hienat janë qeniet më të neveritshme.
    Grida I plotëson të gjitha kriteret për të qenë e tillë. Pro më parë duhet të sigurohet se ujku plak ka vdekur. Pastaj të afrohet të kafshoj ndonjë kockë. Se mund ta pësoj dhe më keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *