• |
ide | kryesore

Flet nëna e Cristiano Ronaldo pas thashethemeve të kohëve të fundit

Paparazzi, Slider



Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos ka reaguar pas pretendimeve të një media portugeze se prej disa kohësh po përpiqet të ndajë Georgina Rodriguez dhe futbollistin.

Së pari, ajo deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi donte të mbronte reputacionin e familjes së saj.

“Lajmi është publikuar në një gazetë të njohur portugeze, e cila po abuzon me familjen time për qëllime promovimi. Ky lajm është i rremë dhe keqdashës”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Averio shtoi se nuk do të lejonte kurrë që një burim joprofesionist të përdorte emrin e saj. Ajo do të shkojë deri në fund jo vetëm për të mbrojtur veten dhe të dashurit e saj, por edhe për të provuar se gjithçka që është publikuar më parë është krejtësisht e rreme.

“Falënderoj ata që më ndjekin dhe më respektojnë. Lajme të tilla dhembin dhe i lënë ‘duart të lidhura’ kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë – familjen. Nipërit e mi lexojnë dhe dëgjojnë gënjeshtrat që po përhapen. Prandaj nuk do të heq dorë derisa gazetat të vërtetojnë gjithçka që botohet”, përfundoi ajo.

Për të treguar se thashethemet për ndarjen me Georgina-n nuk janë të vërteta, Cristiano së fundmi ka shpërndarë një fotografi të tyre në Instagram me një mesazh të shkurtër: “Rroftë dashuria”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *