• |
ide | kryesore

Preç Zogaj: Ka dy rrugë si mund të ringrihet PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, sheh dy rrugë të cilat mund të ringrenë edhe një herë opozitën e vendit, për të marrë më pas pushtetin dhe larguar qeverinë e Edi Ramës.

I ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News24, Zogaj, referuar rezultatit të këtyre zgjedhjeve ku opozita pësoi një humbje të thellë, tha se sipas standardit të sjelljes politike, kreu i partisë (grupimit) duhet të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugën më pas një lidershipi të ri.

Këtë rrugë ai thotë se e sheh pak më të vështirë për t’u ndjekur nga Sali Berisha.

Një tjetër rrugë sipas tij që mund të ringrejë opozitën, është që partitë kryesore opozitare të punojnë veç e veç në këto dy vite për t’u rritur, e më pas në zgjedhjet e ardhshme të krijojnë koalicion zgjedhor.

“Unë referoj standardet e sjelljes politike, që janë të tilla që kur një parti humbjet zgjedhjet që ka premtuar që do fitojnë, e në këtë sens pas një humbjeje të tillë, jep dorëheqjen.

Votëbesimin ata e kanë të parashikuar në statutin e ri, dhe besoj se do ta ndërmarrë Berisha këtë hap sepse e deklaroi edhe vetë. Sa i takon të ardhmes, shoh dy rrugë…

E para, Berisha mban një qëndrim si person, për këtë rezultat, tërhiqet nga drejtimi i grupit, tërheqja e tij çon në zhdukjen e vijës ndarëse që ka sjellë në këtë situatë. Nëse kjo ndodh do krijojë kondita për një riorganizim të ri të PD. Me një ekip të ri drejtues. Por duke ndjekur deklaratat e Berishës, duket sureale.

Rruga e dytë që e shoh si më realiste, është që të trija partitë kryesore të opozitës, por dhe parti më të vogla që kanë qenë të pranishme në këto zgjedhje, të bien dakord për ekzistencën ose bashkëveprimin si opozitë plurale. Secila prej tyre riorganizohet dhe punon për këto dy vite për t’u rritur. Të rriten veç e veç dhe më pas të bëjnë koalicion zgjedhor. Siç është shembulli i Italisë”, u shpreh ai.

Ai tha se nëse nuk ka reflektim nga opozita për arsyet që e çuan në këtë humbje, atëherë gjërat mund të shkojnë më keq.

“Nëse nuk ka reflektim për arsyet e humbjes që lihen me vetë opozitën, atëherë më keq do shkojë. Të gjithë e shohin… si përralla e Andersenit me mbretin lakuriq… E dinë se çfarë ndodh, por i vijnë rrotull. Kërkojnë të shpjegojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve me histori para 10-15 viteve. Jo, rezultatin e shpjegojnë historitë e këtyre 12-16 muajve. Është e qartë për këdo që do ta kuptojë”, u shpreh Zogaj.



13 Comments

  1. “25 prilli ishte një masakër elektorale. Treshja Rama-Doshi-Rakipi, roli i paprecedentë i parave të pista të krimit. Viktima e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptar, dhe detyra jonë është të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend”, është shprehur më parë Basha.

    “Farsë elektorale. Trinomi Rama-Doshi-Brava, makineria elektorale bota e krimit dhe e oligarkisë. Është në parimin dhe qëndrimin tonë, për mbrojtjen e votës së qytetarëve”, ka deklaruar Berisha

  2. Spiun ishe , spiun mbete , me damkën e spiunit do të vdesësh, mbasi nuk deshe të tjetërsohesh e të ndryshosh kahje o Zog edhe pse tu dha shansi .

    1. E keqja e PD ishte se kishte ne radhet e saja shume spiun,por spiun si puna e ketij Proçit qe nuk ka fare turp qe kane qene spiun eshte per te qare hallin.
      Epo te vij nje spiun dhe te tregoj se kush eshte zgjidhja kjo nuk ka byth ku te rrije,si ore koqe kandari qe more ne qaf luldhimin me keshillat e tua bastarde vazhdon lojen e Ramsesit pa turp.
      Ka punesuar femijet ne qeveri dhe jep keshilla si zgjidhe halli ne Pd o kokrra spiunit

  3. Me kete plan me qitje, Zogaj na kerkokerka zgjatjen e grupit Ali beu te na marre zvarre PDne ne kalandrat e te pa realizueshme. Me pare Preci te na thoshte per sukseset e grupit Basha, veprimet anti partise, tinezite qe kurdisen ne dem te PDse, rrem imet e vules e sigles ne menyre tinezare,per anti Berishizmin e tyre te nxitur nga ambasadore, e ne kete lemi le ti kerkojne falje demokrateve 500,000 votueseve ne sabotimin e shitjen e ketij grup deputetesh qe skane me te voglen kontribut ne luften politike konder sektit Rama. Perjashtues u be Ali beu, e basha, percares po ky grup, sepse kur foltoria bente thirrje per bashkim, ballafaqim, ky grup ne tinezi e prapaskene e tregoi pak para zgjedhjeve pucin partiak, e vendosmerime per mos bashkim .Kurajo e shprehjeve te z,Preci ne interpretimin qe ben, ka te fshehur e keq ardhjen qe perse zBerisha rrezikon te jete perderi kryetar real iPDse, kjo me votbesim, sepse sot per sot eshte me i vendosuri e konseguenti ne lufte me sektin e rilindjes qe ka dermuar demokracine e te aredhmen e vendit. ,zPREC, me pare ai grup te dorezoi ato te shenjtat e partise qe ia fali pa drejtesia, apo kurthi i pushtetit, te shkojne ne organet e shumices se demokrateve, te ballafaqohen, e ne se vota e besimi i demokrateve i pranon te militojne per demokracine, ky eshte ligji i xemokracise, perndryshe te rrijne si krundet e PDse,DEMOKRATET, BIEJN POR NUK RREZOHEN, shumica mbi pakicen.

  4. Ky eshte njeriu me i peshtire, ose nder te shquarit e te peshtireve te kombit shqiptar. Spiun ate kohe spiun tani. Ne kohen e Enver Hoxhes shante Imperializmin Amerikan, sot e heq veten si më proamerikan. Ptuhhhh , race e keqe.

  5. Asnjë nga opsionet që ngre ky gorja i Ramës nuk i del. Gjithmonë në daljet e tij në TV rreket të filizofojë kundër Berishës.

  6. Prec un kam nje keshille per ty ik shkruaj ndonje liber e lere kete pune me ju dhene mende te tjereve se nuk ke as burrni as fetyre per kete pune se kur u be 21 janari ti ishe me ramen e ke quar disa njerez atje ne demostrat mir tha njeri me siper spiun ishe e spiun do vdesesh ik legen.

  7. Kush jep moral dhe argumente per zgjidhje sociale. E keni vene re i dashur popolo albanese,….spiunet kriminelet imoralet, te cilet pas 90 ky popolo tashme albanistaneze i pranoine gjirin e vet paçka se kjo kategori i kish qirë nënën ,zhdukur fisin ,lene pa varre, shkerdhyer grate dhe prishur familjet, e gjithe kjo kategori sot shet moral eshte oligarke dhe ne populli kelliç , ..kjo nga turqishtja perkthehet kulluf ose këllëf palle,

    1. Është e vërtetë që në vitet e para të 90 në PD u grumbulluan një konglomerat personash duke filluar nga njerëz të thjeshtë e intelektualë, komunistë e të përndjekur ndërta dhe ish bashkëpunëtorë të sigurimit adhurues të diktaturës dhe të përndjekur politik. Por në zgjedhjet e 96 pati një seleksionim të pa bujë ku të gjithë ata që deshën të kandidimin si për deputet ,kryetar e këshilltar komunash kaluan në filtrin e verifikimit.Kjo u bë dhe për strukturat e PD.Dhe kjo nxori shumë personalitete të PD informatorë të sigurimit.U larguan pa bujë dhe pa asnjë poshtërim.Pjesa më e madhe u largua dhe ju kushtuan jetës private ,të tjerë por të pakët vazhduan jetë politike duke sulmuar vazhdimisht PD si puna e këtij Dhe në ato grupe që u larguan dhe formuan parti të tjera pati shumë prej tyre.Kush nuk ishte bashkëpunëtor u rikthye në PD, të tjerët që ishin jo e vazhdojnë të vegjetojnë akoma si puna e Zogajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *