Një shpërthim i rëndë me bombë në një minierë të paligjshme ari në pronësi të kompanisë kineze Zijin Mining në Kolumbi, vrau dy persona dhe plagosi 14 të tjerë.
Miniera ndodhet në komunën e Buritika, në provincën e Antiokias, ku bllokimet e rrugëve dhe sulmet kryhen shpesh nga minatorët e paligjshëm të arit. Mes të plagosurve janë katër anëtarë të policisë kolumbiane.
Mijëra minatorë ari operojnë pa leje, shpesh në kushte vdekjeprurëse. Aktivitetet e tyre pjesërisht të organizuara nga banda Clan del Golfo kërcënojnë sigurinë e komuniteteve aty pranë dhe dëmtojnë prodhimin e Zijin Mining, sipas një hetimi të agjencisë së lajmeve Reuters në vitin 2021.