• |
ide | kryesore

City, betejë ligjore kundër Premier League: kryetari i jurisë për 115 akuzat është ortak i Arsenal

-Instant, F1, Sport
City



Manchester City ka vendosur të nisë një betejë ligjore pasi bëri një apelim mbi akuzat e ngritura nga Premier League. Janë në fakt 115 akuza për shkelje të pretenduara të rregullave ekonomike dhe financiare gjatë 9 sezoneve. Bëhet fjalë nga ai 2009/10 deri në 2017/18. Citizens kundërshtojnë ligjshmërinë e hetimit dhe përfshirjen e avokatit përgjegjës për procesin disiplinor. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta britanike The Times. City ka apeluar në lidhje me ndryshimet e fundit në rregullat e Premier League, duke argumentuar se ata nuk duhet të zbatohen për hetimet për shkeljet e supozuara të mëparshme. Klubi i sheikëve ka kundërshtuar gjithashtu përfshirjen e Murray Rosen KC, kreut të panelit të pavarur të gjykimit të Premier League. City ka vënë në dyshim paanshmërinë e tij, duke qenë se ai është një “ortak i Arsenal”.

Çështjet e ngritura nga City mund të çojnë në një vonesë të mëtejshme të rezultatit të çështjes. Ekspertët ligjorë besojnë se mund të kalojnë 2 deri në 4 vjet përpara se të përfundojë gjithçka. Çdo mosmarrëveshje ligjore mes klubeve dhe ligës duhet fillimisht të kalojë nga një gjykatë arbitrazhi. E më pas mund të shkojë në Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit. Akuzat, nëse vërtetohen, mund të çojnë në dënime të ndryshme. E këtu përfshihet një penalitet në renditje apo edhe përjashtim nga kampionati. Në rrezik do të ishin edhe titujt e fituar në periudhën e përfunduar nën vëzhgimin e Premier League: tre Premier League, një FA Cup dhe tre Carabao Cup.

Lexo më tej: Manchester City në Stamboll, Guardiola i trembet Inter: “Të gjesh një italiane në finale nuk është më e mira”

SHKELJET E RËNDA PËR TË CILAT AKUZOHET CITY

Ndër shkeljet për të cilat Manchester City është akuzuar janë: raportim i pasaktë financiar për nëntë sezone, nga 2009/10 deri në 2017/18; mungesa e bashkëpunimit për hetimin; mosdorëzimi i dokumenteve të kërkuara për pesë sezone, nga 2018-19 deri në 2022-23; dështimi për të dhënë detaje të plota të pagës së trajnerit Roberto Mancini gjatë katër sezoneve që ai ishte në klub, nga 2009 në 2013; dështimi për të dhënë detaje të plota mbi pagën e lojtarëve për gjashtë sezone, 2010/11 deri në 2015/16.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *