• |
ide | kryesore

Manchester City në Stamboll, Guardiola i trembet Inter: “Të gjesh një italiane në finale nuk është më e mira”

-Instant, Sport
Guardiola



Ka shumë vend për kënaqësinë e realizimit të katër golave kundër Real Madrid, por mendja e teknikut të Manchester City është në finale. Pep Guardiola pas ndeshjes së zhurmshme gjysmëfinale me pokerin ndaj kampionëve në fuqi projeksionin e ka në Stamboll, ku përballë do të jetë Inter: “Të luash një finale kundër një skuadre italiane nuk është kurrë më e mira. Duhet të përgatitemi mirë mendërisht, por do të kemi kohë për ta bërë këtë”.

“Jemi në finalen e Champions dhe kjo nuk ndodh shpesh. Ndihem shumë i lumtur që jam aty. Është hera e dytë në tre vjet. Tani le të përgatitemi për ndeshjen e së dielës që mund të na ndihmojë të fitojmë kampionatin. Vetëm më pas do të mendojmë për Champions”: kështu është shprehur tekniku Pep Guardiola, pas suksesit të qartë ndaj Real Madrid, në mikrofonat e Prime Video. “Champions një obsesion? Jo, është e veçantë. Ne e dimë se është një kompeticion i vështirë. Bëmë një ndeshje të mrekullueshme, veçanërisht në pjesën e parë. Ndërsa në të dytën nuk patëm ritmin e duhur. Por ne jemi në finale, jemi atje”, shpjegoi pastaj tekniku spanjoll i City.

Lexo më tej:Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester City në finale kundër Inter

PRECEDENTËT

Ajo e 10 qershorit në Stamboll do të jetë përballja e pestë mes Pep Guardiola dhe trajnerit të Inter. Katër precedentët janë të gjithë të sezonit 2009/10, ai i Tripletës. Në fazën e grupeve të Champions League, Barcelona e drejtuar nga katalanasi kishte barazuar 0-0 në San Siro dhe më pas fitoi 2-0 në Camp Nou. Në gjysmëfinale u mbyll 3-1 për skuadrën zikaltër, ndërsa në kthim Mourinho u mund 1-0. Në vend të kësaj, do të jetë përballja e parë zyrtare midis Manchester City dhe Inter. Deri tani janë vetëm dy miqësore: në vitin 2010 3-0 për zikaltrit, vitin e ardhshëm i njëjti rezultat, por në favor të anglezëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *