• |
ide | kryesore

Shtypën njëri-tjetrin, tragjedi në El Salvador: turma kapet nga paniku, 12 tifozë humbën jetën, 500 të plagosur

-Instant, Sport, Video
salvador



Dymbëdhjetë persona mbetën të vrarë në një dyndje të tifozëve në stadiumin Cuscatlan në El Salvador. 35 mijë spektatorë ishin prezentë për të ndjekur një ndeshje të turneut lokal mes Alianza dhe FAS. Situata doli nga kontrolli kur një portë e stadiumit ra, deklaroi Policia Civile Kombëtare. Bilanci provizor flet për dymbëdhjetë viktima, nëntë prej tyre në stadium dhe tre të tjerë në spital. Dy të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, por numri i personave që kishin nevojë për trajtim llogaritet rreth 500. Sipas asaj që mësohet asfiksia dhe llojet e ndryshme të traumave janë shkaktarët kryesorë të humbjeve të jetës. Ndeshja u ndërpre ndërsa shërbimet e urgjencës evakuuan njerëzit nga stadiumi në një operacion që përfshiu qindra policë dhe personel ushtarak.

SHEMBJA E PORTËS

Zëdhënësi i grupit EMS Comandos de Salvamento, Carlos Fuentes, tha se “me sa duket një nga portat ra. E kjo bëri që njerëzit të dynden”. Lojtarët e skuadrave, që do të takoheshin në çerekfinalet e turneut lokal të futbollit, janë bashkuar në kujdesin për të lënduarit brenda stadiumit. Presidenti i El Salvador Nayib Bukele tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar përgjegjësit. “PNC dhe Prokuroria e Republikës do të kryejnë një hetim të plotë mbi ngjarjet në stadiumin Cuscatlan,” shkroi Bukele në Twitter. “Të gjithë do të hetohen: ekipet, drejtuesit, stadiumi, biletaria, kampionati, federata, etj”, shtoi ai.

Presidenti Bukele paralajmëroi se “kushdo që është fajtor nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. Në një deklaratë, federata e futbollit e Salvador (Fesfut) tha se “shpreh keqardhje të thellë” për ngjarjet që ndodhën në stadiumin Cuscatlan. Ai përcolli edhe një mesazh, “duke shprehur solidaritetin e tij me familjet e të prekurve dhe të vrarëve në incident”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *