• |
ide | kryesore

Këlliçi: Basha e ka mbyllur me PD-në, Alibeaj dëmtoi opozitën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlliçi



Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë më 14 Maj thotë se Enkelejd Alibeaj u ka bërë dëm demokratëve dhe PD-së me qëndrimet e tij.

“Ka disa emra që janë një vijë e kuqe. Unë nuk fola për një bashkim me zotin Alibeaj sepse zoti Alibeaj përveçse i ka bërë dëm me qëndrimet e tij demokratëve dhe PD-së, nuk i ka bërë asnjë shërbim” – tha Këlliçi në një intervistë në Klan News.

Lajmet se Lulzim Basha mund të kthehet në krye të PD-së i konsideron si gojëdhëna absurde dhe nuk e beson që do të ndodhë.

“Nuk e besoj. Mbetet në kuadrin e gojëdhënave. Nuk e besoj se kjo do të ndodhë. Nuk besoj se ka njeri me logjikë normale që mund të pranojë këtë tezë. Nuk e besoj, nuk dua ta besoj. Më duket absurde”, – tha Këlliçi.

Ai u shpreh se pas humbjes ka bërë një analizë të kutive të votimit në Tiranë. Sipas kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ai ka fituar në zonat ku është e vështirë që të blihet ose manipulohet vota.

“Më rezulton që kam fituar diku tek 96 kuti në qendra votimi në Tiranë. Mbi 90% e tyre, 86 prej tyre janë në qytet, brenda vijës së verdhë aty ku është më i vështirë manipulimi… Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur në komuna, në fshat, ku në raste të caktuara, kryebashkiaku fitonte me 80% dhe ky është absurditet i madh duke ditur që nuk ka hedhur një lopatë çakëll në 8 vite”, – tha Këlliçi. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Keta ose jane debila ose nuk duan ta kuptojne qe Berishizmi ska te ardhme ne Shqiperi. Shqiptaret fort e qarte refuzuan berishizmin. Beheni qesharak duke dale ne TV e duke u qare se ju mashtruar etj pallavra, beni mire te mos dukeni disa kohe ne publik se na e shpifet.

  2. O Astrit ti ose je debil ose patronazhist.Berisha kishte e ka kundër Amerikën marksiste, tradhëtarët si Basha, Alibeajt shtetin diktatorial me të gjitha institucionet e forcës(polici,prokurori e gjykata) administratën militantiste dhe krimin e organizuar.Dhe me gjithë atë Ai me forcën fizike e intelektuale rezistoi dhe mori 42% megjithë vjedhjen kasapançe që ju bënë zgjedhjeve për të 5 herë.Ja pra ky është Berishizmi që në fakt e cilësoni ju si të tillë sepse në fakt ajo është frymë e një botëkuptimi që në një vënd normal është triumfues siç ishte në ato vite pushteti i suksesshëm.Pra ti si patronazhist veçse bën propagandë ku për fat të keq ndikon te njerëz vulnerabël pa ngritjen e duhur intelektuale.

  3. Nuk behet PD force fituese me keta njerez qe mendojne se fajin e ka Basha. Nderkohe qe pretendojne ti drejtoje nje 80 vjecare dhe non grata dhe 33 vjet ne krye te PD .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *