• |
ide | kryesore

Fuga reagon për rritjen e pagave: “Çfarë tallje me ligjin…”

Lajme, Të fundit



Akademiku i njohur Artan Fuga ka reagua sërish lidhur me debatin që ka nisur prej ditësh dhe po zhvillohet sot në Kuvend për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Fuga u ndal një deklaratë e nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj e cila i kërkoi deputetëve të vijojnë me shpejtësi me diskutimet për shkak se ligji duhet dërguar te Presidenti në mesditë para se ai të largohet jashtë vendit.

Postimi i Artan Fugës:
Uaaaaauuuu, komike, këta kanë ikur nga fiqiri?
Shihni deri ku po shkon tallja, drama, tragjedia, budalliku!
Ore e dinë këta deputetët që janë live?
Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.
Boooooo, çmenduri!
1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?
2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?
3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studjojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e miratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend?
Boooooo, ku kanë arrituuuuur!
Cfarë talljeje me ligjin, me Kuvendin, me qytetarët dheeeeeee, me Presidentin!



6 Comments

  1. Parlament.
    Ca tallje per syleshat “qytetare”

    Reagimet e Fuges fatkeqesisht do komentohen si individuale.

  2. Bile tepër i vonuar!!Dhe sa herë ka fol as mish as peshk. Vetëm filozofi ka bërë duke mos goditur thelbin e problemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *