• |
ide | kryesore

Trazirat në veri të Kosovës/ Edi Rama edhe një herë kundër Albin Kurtit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk i shpëton asnjë rast për të treguar diferencat që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Përleshjet e një grupi serbësh të dirigjuar nga Beogradi në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan ishin një shans i mirë për Ramën për të treguar edhe një herë se politika shtetërore e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk bashkërendohen mes tyre dhe as mendojnë njësoj. Të paktën sipas asaj që shkroi kryeministri në Twitter, duke u shprehur:

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”

Referimi që u bën Rama aleatëve tanë perëndimorë duket në pamje të parë një normalitet për të mos ia lënë rrjedhën e situatës kokave të nxehta ballkanare. është e vërtetë se ambasadori amerikan në Prishtinë Xhef Huvënier reagoi kundër Kurtit.

Njësoj i ashpër ishte edhe mesazhi i sekretarit të shtetit Entoni Blinken që i bëri thirrje Albin Kurtit “të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”.

Ky qëndrim i Edi Ramës, më shumë se shfaqje e besimit që ka ai, tek këshillat e SHBA dhe BE, thjesht i përshtatet traditës që ka krijuar Rama për t’i ngulur “thika” pas shpine kryeministrave të Kosovës, në momente delikate për ta.

Mjafton të përmendim nismën e Ballkanit të Hapur, kur Rama në krah të Vuçiçit sulmoi pa reshtur kryeministrat e Kosovës që nuk lëviznin nga kushtet për hapjen e kufijve me Serbinë. Rast tjetër është dialogu i vështirë Kosovë-Serbi, kur Rama nuk lë rast pa mbajtur anën e Vuçiçit, duke fajësuar Albin Kurtin për ngërçin që krijohej në Bruksel.

Lexo linkun më poshtë:

Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës

Lexo edhe: Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanik

Lexo edhe: Kurti: Rama nuk guxon të thotë vërtetën për presidentin e Serbisë

Lexo edhe: Andi Bejtja: Albin Kurti si modeli i kundërt i shtetit që ngriti Rama

Jo shumë kohë më parë, ndërsa diskutohej plani franko-gjerman për një zgjidhje të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Rama nuk i rezistoi dot cinizmit me Albin Kurtin, të cilit i kujtoi “tradhëtinë” dhe “harresën” duke iu referuar narrativës së tij në opozitë dhe vendimeve të vështira që ia imponon pushteti.

Kjo qasje e Ramës ndër vite është në themel të reagimit sot, ku nuk përmendur asnjë fakt dhe asnjë arsyetim lidhur me atë që ndodhi në Lepozaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fakti që Rama e shfrytëzon situatën për ta vënë në vështirësi Kurtin e tregon edhe heshtja e tij për presidentin e Serbisë. Për të cilin, Rama nuk ka asgjë për të thënë.

Edhe Vuçiçi reagoi keq pas përplasjeve në veri të Kosovës. Madje ai urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë. E gjitha kjo, kur është e konfirmuar për të disatën herë se protestat në veri të Kosovës dirigjohen nga Beogradi. Por për këtë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka asgjë për të thënë./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/06/11/analiza-edi-rama-me-albin-kurtin-me-keq-se-enveri-hoxha-fadil-hoxhen/



20 Comments

    1. Lideri global hahahaah

      Ik o trapse stë pjerdh njeri. Ja do të të bëjë lavde mero gëlbaza, karua i bolinajve preçi frrok çupi ngjela minxhozi kol sallaksi dhe grida me eni vasilin😂

      1. Nato , Kfor, BE, USA , KJBE, dhe Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, u bënë thirrje sërish të dielën autoriteteve të Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrjen më forcë në ndërtesat e komunave veriore të banuara me shumicë serbe.

        Ne koherat qe jetojme nuk muind te imponosh me force nje dicka qe populli i asaj zone nuk e do. ( nuk ka rendesi nese jane te organizuar nga Beogradi apo jo) . Nuk mund te qeverisi nje Shqiptar nje komunitet Serb . Sic nuk mund te qeveriste Beogradi nje popull te tere shqiptar ne Kosove. Serbet duhet ( dhe do te kene) perfaqsuesit e tyre.
        Kot lodhet Albini . Vetem sa i hedh benzine zjarrit dhe ju prish planet te medhejve.
        Eshte e kutpueshme qe Nato dhe BE , kane nje plan te qarte per rajonin . Nese ti ben veprime qe ju rrezikon planin e tyre, natyrisht qe do te shajne.

    2. Syleshtë e lapsit, që nuk shohin përtej majës së hundës, nuk duhet ti pyesë njeri për strategji. Mjaft të shikosh se kë mbështesin në Shqipëri, rezultatin që nxori i mbështeturi i tyre me 14 Maj, dhe nuk ke çfarë kërkon më nga lapsi.

      Se lloj lloj idioti e megalomani, që duket kemi me shumë se tjetërkund në trojet Shqiptare, del dhe shpall luftra kur s’kanë as një plumb të vrasin veten, kjo nuk do të thotë që duhen mbështetur në këto aventura.

    3. Kokepordhat shqiptare te bashkimit per humbje qe mbeshteten agimin e arte dhe helenizimin ne himare per inat te Rames ,bojn gjoja sikur ju dhimbset kombi.Shyqyr qe jan SHBA qe perkrahin shqiptare se sherbetoret e millosheviqit edhe fredit Shqiperia do ishte trajtuar ashtu si marreveshje famekeqe e shitjes se detit.

    4. Kurtit ju kundervene jo vetem Rama, por edhe SHBA dhe komuniteti Europian…..
      Kurti nuk duhet te fluturoje me presh, pasi Kosoven si shtet nuk e mban policia e saj, por ShBA… Pike.

      1. Kosoven e kan mbajte Shqipetaret , e jo Amerika shokut , prej 1912 , e di ti sa jete shqipetaresh jane dhene , te huajt kur e shofin qe ti e do vendin , patjeter qe do te ndihmojn .

        Keta jane Anglo-Amerikanet , qe ne 1945 na futen nen jugosllavi , madje edhe Shqiperine deshen ta bejne pjese te te Jugosllavise , mos harro .
        Enveri me rroba Angleze ka hy ne Tirane me 1944 , por Anglezet na e ngulen kepen , edhe ate te shkupit bile .
        Ju pershendes nga Prishtina.

  1. Akoma flisni per Esat pashe Ramen? Ky i morri te gjitha bashkite qe deshte ( nuk po them si i morri) e nuk e morri dot Himaren. Nese ka njerez qe e besojne kete,une jam nje prej tyre.Deshte e u a la grekevet,e sa per burgosjene Bejlerit do ti a shihni fundin.Si cdo here greket shtojne siperfaqen e Greqise e shtojne me shume zullumet

  2. Korigjim ne postimin e mesiperm:Nese ka njerez qe besojne se Edi Rama nuk e morri dot Himaren, une NUK jam nje prej tyre!Ai u a fali grekevet.

  3. Kundra budallikut te Albin Kurtit e Vjosa Budalles! Te njejtin qendrim po mbajne te gjithe partneret tani, por ju jeni laps me maje te thyer dhe shkruani me by…. e lapsit! Nejse, historia dhe koha do ju denoje qe vetem percarje ndillni!

  4. Kurti ngeli bari dhensh ndersa Osmani lope presidente.
    Kujtoi Kurti se eshte zot i asgjeje,oh i mjeri bari qe ngeli me dhen dhe edhe dhi dhe me lopen delorative.
    Kurt liria nuk eshte e lire,ti je askushi dhe amerika te ben dikushi.
    Keto pordhet e gazetareve nuk te cojne askund.

  5. Sllogani që Kosova e Serbia duhet të rrinë vetëm në tryeza bisedimesh për marrëveshjet e nënshkruara me parë apo të pa nënshkruarat në Ohër, ndërkohë që Vuçiç deklaron se nuk do të ketë Kosovë të pavarur, ashtu si dhe plotësimi me urgjencë i Asociacionit në veri të Kosovës, thjesht do të thotë ruajtja e konfliktit të ngrirë.

    Pas braktisjes së funksioneve zyrtare nga serbët, mos pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje të pjeseshme komunale, si dhe njohjes së procesit zgjedhor e rezultateve të tij, cili mbetet detyrimi ligjor i Prishtinës zyrtare?

    Mos duhet të lejojnë shqiptarët lincimin e të zgjedhurve së fundmi apo të mbyllë zyrat e pushtetit vendor në ato zona ku u zhvilluan zgjedhjet?!

    Qëndrimet e dyzuara të bashkësisë ndërkombëtare vetëm e përshkallëzojnë situatën në Kosovë, për të cilën ata që nuk kanë asnjë interes për ta bërë këtë janë pikërisht shqiptarët.

    1. Kjo politikë filloi me obamën
      U nderpre kur ishte trump dhe rifilloi furishëm me bidenë

      Bideja në çdo veprim ndërkombëtar po godet aleatët e tij.

      La afganista in. Krijjpi trazira në pakistan. Lindja e mesme i ka ik nga duart azia ka rrëshkit tek kina ndërsa në europë ndezi luftë me rusin dhe ço shkatërron ekonominë europiane , në ballkanbështet të korruptuarit të cilët godasin elementin properëndimor.
      Të gjitha ëëvizjet e bidesë janë tërheqje ose kanë në thelb destabilizim që i shërben pasurimit të elitave dhe rritjen e hendekut social në perëndim
      Lojë e keqe që do sjellë varfëri shkatërrim diktatorë dhe luftë.

      Kjo administratë po prish aleatët në perëndim për hallin e karrikes së vet në uashington

  6. Sic duket, Washingtoni vijon politiken e ndarjes se Mitrovices se Veriut dhe marreveshjes se ideuar qysh ne epoken Trump qe parashihte neneshkrimin mes Vucic dhe Thacit. Sigurisht qe mosdakordesia e Berlinit vijon te zbythe keto plane dhe mban gjalle rezistencen e Kurtit ne Kosove. Ndaj edhe njeriu ne venitje “amerikan” Rama nuk rresht te vere ne dukje gatishmerine e tij patetike si me kete rast te deklarimeve te Blinken. Tashme qe besnikeria e tij amerikane eshte ne perendim dhe afera me ish zyrtarin e FBI verteton se “e ka marre ferra uraten” ai ka nje mision kryesor: te minoje dhe godase Albin Kurtin por sidomos simboliken e tij qe provon dite per dite se regjimet neokomuniste te Ballkanit perendimor (si ai i Vucic ne Serbi dhe Rames ne Shqiperi) mund te rrezohen nga popujt demokratikisht. Cdo dite e Kurtizmit ne qeverisje kercenon keto regjime te cilat po u afrohen zgjedhjeve, rrezimi i Kurtit eshte nje garanci per jetgjatesine e autokracise se tyre. Jo pa qellim Rama armatosi deri Sherbimin informativ me anti Kurtizem te betuar ne nje rast te pazakonte te dimensionit tejet e negativ se ku shkon ligesia e funderrinave te tilla te etura per pushtet absolut.

  7. Une besoj se qeveria Kurti po vepron ne te drejten e saj per vendosjen e ligjit dhe rregullit ne teritorin e shtetit te Kosoves. Fjalimi i Rames eshte ne koordinimi me faktorin nderkombetar i cili dhe kerkon zbatimin e kushtetutes se Kosoves dhe njekohsisht i terheq verejtje si Kosoves ashtu dhe serbise per mos permbajtje. Ne komunat me popullsi serbe po luhet filmi Tomi e Xheri

    1. Ka nje realitet në princip, dhe një tjetër në terren. Në princip ti ke shumë të drejtë. Në terren, ka aktorë që nuk pyesin fare për principet. Është luftë pushtetesh – ushtarake, politike, ekonomike. Në cilën prej këtyre ka epërsi Kosova? Deri tani ka pasur avantazh në politikat e jashtme. Ne kemi patur mbështetjen e SHBA-ve dhe EU-së. Nga aty marrim edhe pushtet ushtarak edhe ekonomik, megjithëse kjo e fundit më pak.

      Çfarë po ndodh tani? Ne po humbim pushtetin e vetëm, dhe kryesor që kemi, ate të politikës së jashtme. Pa atë dhe në disavanatazh të thellë nga ana ushtarake dhe ekonomike, çfarë ndodh me Kosovën. Mblidhi një plus një dhe e gjen përgjigjen.

  8. Komuna me popullsi serbe, por me ligj e zbatim te kushtetutes Kosoves. Po te njihen e zbatohen ato nga banoret serbe nuk do kish perplasje. Por Vucici nuk i njeh ato, nuk i zbatojne, sepse duan Serbine qe e nxit ne menyre direkte e te kamufluar konfliktin duke ditur qe perkrahja e saj nuk i mungon edhe nga servili e anti kombetari Rama.Kjo edhe me qenijen ne pushtet te tij nga dhjete vjet qe eshte e njohur tashme qe nuk ka levizur nji gure ne rritjen e shteteve per njohjen e shtetit te Kosoves nga shtete te tjere, por perkundrazi, te kunderten.I thote vehtes shqiptarRama, kur vella ben Vucicin , e mik quan Kurtin. Ja pra sa atdhetar e kemi kete tradhtar, qe me se shumti eshte SERVIL POLITIK KONJUKTURAL.

  9. Rama në këtë pikë është konsistent. Vëllau i Vu(qinonën)qit është edhe vet qinons ( jo tirons).
    Çka e bën këtë tip aq antikombëtar?!?! Është për analiza psikosociale.
    Po neve çka na bën ta përkrahim këtë mut?!?!;…..by the way, i urrej edhe më shumë LulBerishëMetën.
    Më shkon mendja se ky është i shantazhuar nga Vuqinonënqiqi, s’kam ndonjë ide tjetër për fobinë e tij ndaj shqiptarve.
    Nga ana tjetër, ndërkombëtarët i kan pazaret e tyre, qofshin amerikan apo europian.
    Albini mbetet “kalorësi” i vetëm si politikan kombëtarë, që fatkeqësisht po e paguan çimin e koalicionit joparimor parazgjedhor.

  10. Jemi ne Kosove, ka ligje e kushtetun e saj, e cdo popullsi eshte e detyruar ti zbatoi ato. Ne kete kontekst perendimoret nuk shohin se sa ajo popullsi zbaton e vepron me ato ligje, e sa varesisht politikisht ekonomikisht varen nga regjimi i Vucicit i cili ne qendrimin desktruktiv saboto e nxit trazirat, e nderkombetaret bejne nje sy qorr, e nuk i qendrojne kushteve te cilat i kane piketuar vete. Ateher kryeministri Kosoves zbato detyrat e shtetit te tije ne ruajtjen e rregullin te qytetareve te vendit tije.Nese nderkombetaret sot jane ne lufte me Rusine, kelyshit te saj, Serbise i ferkojne koken. E kush eshte politika e perkrahjes se indipendences se kombeve .e kete nderhyrje ne punet e brendeshme e me presion ndaj qeveriseKosoves. Dihet qe SH,B, Aja eshte kontributi kryesor por politikat luhatese ne kete kohe ushqejne regjimin e Serbise te vazhdoje me pretendimet e nderhyrjet ne KOSOVE.Destabilizimi nxites i gjendjes ne Kosove nga Serbet, eshte vemendja qe terheq ky pushtet ne paralelet me Ukrainen, ne shperndarjen e fuqise ruse edhe ne ballkan, por nepermjet kameleonit Vucic. Kete perkrah edhe anti kosovari Rama, me servilizmin pro Serb te deklaruar haptazi duke e quajtur vella, vetem e vetem per te arrire qellimin e tij ogurzi, bashkim me Serbine.Njiheni mire ket mafioz KM, qe kemi, ta ruajme KOMBIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *