• |
ide | kryesore

“8 vjet i shkatërrove, tani kujdesu vetë”: Dhurata e çuditshme e kopshtarëve të Anfield Road për Milner

-Instant, Sport
Milner



Milner do t’i thotë lamtumirë Liverpool në fund të këtij sezoni dhe punoenjësit që kujdesen për fushën e Anfield Road kanë dashur t’i bënin atij një dhuratë sa të veçantë aq edhe të çuditshme. Pas 8 vitesh të kaluar në brigjet e lumit Mersey, në krahun e Reds, Milner përshëndet Liverpool si një flamur i klubit. Mesfushori, anësori apo mbrojtësi i krahut anglez e mbyll karrierën me 323 ndeshje dhe 26 gola.

Përveç tij, Anfield do të përshëndesin edhe flamuj të tjerë të klubit si Roberto Firmino dhe Oxlade-Chamberlein. Për ish-lojtarin anglez të City, tashmë parashikohet një transferim te Brighton, që do t’i mundësonte të vazhdonte karrierën e tij të pabesueshme në Premier League. Milner ka veshur më parë, përveç asaj të Liverpool, edhe fanellat e Manchester City, Leeds, Aston Villa dhe Newcastle.

DHURATA E KOPSHTARËVE

Në lamtumirën e tij, klubi dhe stafi që e kanë njohur ndër vite i kanë bërë dhurata dhe urime. Por dhurata më e mirë, edhe pse më e çuditshmja e më befasuesja, ka ardhur nga kopshtarët e terrenit të Anfield. Këto i dhanë Milner një nga dy pikat e penalltisë në stadium. Dhurata u shoqërua me një mesazh shpjegues: “James, pas 8 vitesh shkatërrimi të disketave tona është koha që ti të kujdesesh vetë për to! Fat të mbarë në të ardhmen”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *