Kryeministri Edi Rama ka nxituar që të urojë menjëherë për fitoren Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan që këtë të diel siguroi edhe një mandat tjetër 5-vjeçar.
Në një mesazh të shkurtër të rrjetet sociale, Rama shkroi në shqip dhe në turqisht: “Urime për fitoren Zoti President” të shoqëruar edhe me flamujt e dy vendeve.
Kryeministri Rama bëri edhe një mesazh gjatë fushatës elektorale për të mbështetur Erdogan.
Fitorja e Erdoganit u urua më herët edhe nga kryeministri hungarez Victor Orbán që shkroi: “Urime Presidentit Erdogan për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje!” duke shtuar, “Tebrikler, Sayın Cumhurbaşkanı!” që do të thotë “Urime zoti President” në turqisht.
Congratulations to President @RTErdogan on his unquestionable election victory! Tebrikler, Sayın Cumhurbaşkanı! pic.twitter.com/I1IR7g3EWe
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) May 28, 2023
Edhe Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, shkroi në Twitter: “Vëllai im i dashur Rexhep Tajip Erdogan, urime për fitoren tuaj dhe ju uroj suksese në mandatin tuaj të ri dhe që të arrini në të atë që populli vëlla turk synon në kushtet e progresit dhe prosperitetit dhe për marrëdhëniet e forta të dy vendeve tona për zhvillim dhe rritje të mëtejshme”.
أخي العزيز رجب طيب أردوغان مبارك لكم الفوز، وأتمنى لك التوفيق في ولايتك الجديدة، وأن تحقق فيها ما يطمح له الشعب التركي الشقيق من تقدم ورخاء، ولعلاقات بلدينا القوية مزيداً من التطور والنماء.
— تميم بن حمد (@TamimBinHamad) May 28, 2023
Erdogan e kanë uruar edhe liderët e Somalisë dhe Pakistanit. ©LAPSI.al
Tebrikler dost ve kardeş Türkiye! @RTErdogan pic.twitter.com/sAQE2P5JRZ
— Villa Somalia (@TheVillaSomalia) May 28, 2023
Ejvallah Taip bej … Tani kujdesu më tepër për sulltanin tonë…. si fillim thuaj të rruaj mjekrën …
Po nuk i njofti cim peka me sali berishen rezultatin nuk quhet se ka fitu
Po Shkulaku si do te uronte psh………..aman .
Orgazem ky i joni!