• |
ide | kryesore

Situata në veri të Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Faktori ndërkombëtar të ruajë neutralitetin

Lajme, Të fundit



Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar për situatën e fundit në veri të Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur dhe trajtuar në vijimësi situatën në veri të Kosovës. Kemi shprehur shqetësimin lidhur me paqëndrueshmërine dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe, si rrjedhojë e aktivitetit destabilizues e kriminal të strukturave parapolitike e paraushtarake paralele që veprojnë në këto komuna, të mbështetura nga Beogradi nëpërmjet agjencive të inteligjencës serbe, që po konfirmojnë dita ditës se janë proxy të shërbimeve sekrete ruse.

Në lidhje me zhvillimet e fundit, ritheksojmë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. Zbatimi i ligjit dhe funksionimi i institucioneve demokratike e ka shndërruar Republikën e Kosovës në një shembull demokracie për të gjithë rajonin dhe në një kontributore të pazëvendësueshme të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon e më gjerë.

Zbatimi i ligjit në të tërë territorin e Kosovës është bazë themelore për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, çka e ka bërë atë shembullin që përmendëm më lart.

KASH vlerëson profesionalizmin e strukturave të sigurisë së Republikës së Kosovës në qetësimin e situatës dhe jetësimin e hapave dhe vendimmarrjeve demokratike, institucionale e kushtetuese, të realizuara së fundmi në veriun e vendit, për çka bashkësia ndërkombëtare shprehu mbështetje të plotë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen se qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria e veprimeve më se të justifikuara të qeverisë së Republikës së Kosovës në drejtim të qetësimit të situatës në veriun e vendit do të jenë të plota e eficiente nëse qeveria do të vijojë të jetë e angazhuar në një konsultim dhe koordinim të pandërprerë me miqtë e saj, me BE dhe SHBA.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj, si dhe të dënojë e veprimet dhe provokimet nacionaliste të botës serbe, të Serbisë e të Presidentit të saj, sikundër ndodhi dhe me deklaratat e fundit të papërgjegjshme të tij.



4 Comments

  1. Deklarata e Keshillit te Ambasadoreve Shqiptare te ben te ndihesh mire qe ende ka nje organizem te afte e dinjitoz ne politiken shqiptare, ku cdo dite edhe per ceshtje madhore e kombetare, na zhgenjejne politikanet dhe “diplomatet” e rinj.

  2. KASH ose keshilli i ambasadoreve, eshte themeluar nga famozi Genci Mucaj, me diplome universitare por pa deftese pjekurie, pa te te mesme! Ka bere vetem 2 vite shkolle nate, per tornitor, ku ka fituar kategorine e 3, diplomuar si tornitor. Pasi i dha 100000 € L.B, e bene ambasador, pastaj kur u kthye nga Turqia, i dha 70000€, Ilir Metes, ky e beri drejtor, ne Kuvend. Me vone e mori keshilltar, ne Presidence. Ky fantastiku, eshte nip i Met Muces dhe bashkideatori i fameshumit, universiteti “Kristal”, KAQ!

  3. Jetojme ne nje kohe ku “diploma” e shqiptarizmit ka marre vlere me shume se gjithe te tjerat, sepse po na merr frymen mercenarizmi.
    Asnje emer, diplôme, biografi apo ofiq nuk ka vlere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *