• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm destabilizues në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Stoltenberg



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Prishtina që të shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”Stoltenberg tha se ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, lidhur me situatën në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, – shkroi ai në Twitter.


Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë kundërshtuan shkuarjen në zyra të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Kryetarët e rinj u asistuan nga Policia e Kosovës për të shkuar në zyrat e tyre. Por, tensionet u rritën dhe serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit. Por, Prishtina ka mbrojtur këtë vendim duke argumentuar se çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, paraprakisht ka deklaruar se situata në veri është “e rrezikshme”, duke kërkuar shtensionimin e menjëhershëm të situatës. Ndërkaq, BE-ja, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka dënuar rritjen e tensioneve dhe ka paralajmëruar Prishtinën kundër ndërmarrjes së veprimeve të njëashme.

Në 4 komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe. Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. /REL



3 Comments

  1. Hapa te njeanshem !!??
    Hahaha…..O c’u kenaqem..Hahaha..!!!
    Pra vetem serbet duhet te bajne hapat e tyne,eahh…hahaha…??
    A i keni frike serbet or Stoltenberg eahh?Dhe me gjithe ate ushtri,hahaha…
    UCK e filloi luften me cfurqe-vetem KALLASHNIKOV,apo e ke harru?!

  2. Na fal o Hashim Thaci per tere ate balte qe te hodhem e tere ato te shara qe te beme.
    Ti ‘anti-atdhetari’ , ti ‘ tradhetari i kombit’ , ti anti-kombetari’ , ti ‘ argati i beogradit’ , ti ‘ sherbetori shqipfoles i beogradit’ , ti anti-shqiptari ‘ , ti qe doje te shisje tokat e Kosoves , NA FAL.
    Ideja jote ishte me e mira .
    Do bredhim si cifutet neper shkretetire, por nuk do ta gjejme me ate moment dhe ate ide per shkembim teritoresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *